• Pasqyrimi turit
  • Itinerari
  • Përfshihen
  • Nuk Përfshihen
  • Vlersimet
  • Rezervo

VIZITOJME
🔹CANAKALE
🔹IZMIR
🔹DENIZILI
🔸PAMUKALE
🔸BURSA

 

👉Akomodimi ne Hotele  me 4 Yje ne:
Canakale (1 nate) ,
Izmir (1 nate) ,
Pamukale (1 nate) ,
Bursa (1 nate) ,

 

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇
MUAJI TETOR
Nisje  28 TETOR — 5 Dite Udhetim – Cmimi €139
👇👇👇
FESTAT E NENTORIT
Nisje  26 NENTOR — 5 Dite Udhetim – Cmimi €139
Nisje  27 NENTOR — 5 Dite Udhetim – Cmimi €139

DITA 1
-Nisja nga Tirana ne oren 22:00 , (1 dite para dates se nisjes )
-Nisja nga Durresi ne oren 21:00 , (1 dite para dates se nisjes )
-Nisja nga Elbasani ne oren 21:00 , ( 1 dite para dates se nisjes )
-Nisja nga Kavajara ne oren 20:30 , ( 1 dite para dates se nisjes )

*Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Turqise, duke pershkruar itinerarin Shkup, Sofie, Canakale
*Ndalese e shkurter ne Shkup dhe vazhdimi i rruges per ne Bullgari. 
Me pas vazhdojme udhetimin drejt Turqise duke kaluar nga Edemir (ish kryeqyteti i Turqise) per te mberritur ne Canakale rreth ne pjesen europiane te qytetit, ku eshte i lokalizuar edhe qytet antik i Canakales i njohur ndryshe si Troja.
Vazhdimi udhetimi me traget ku kalojme ne pjesen aziatike te Canakales, ku ndodhet edhe qendra e qytetit.
Akomodimit ne hotel qender te qytetit. Kohe e lire per te pushuar dhe me pas, ne shoqerine e guides vizitojme qytetin bregdetar te famshem per betejen e Ataturkut qe ndryshoi Turqine duke e shnderruar ne shtetit qe eshte sot, ku nder atraksionet permendin kalin e Trojes (ne qender te qyteti), bulevardin lungomare, etj.

 

DITA 2.
*Pas mengjesit, vazhdimi udhetimit per ne Izmir.
Pas mberritjes ne Izmir vizitojme Parkun Botanik Zoologjik te Izmirit (me i madhi ne Turqi). I shtrire ne nje siperfaqe prej 450'000 metra katror, kopshti eshte i ndertuar qe te vizitoni ne habitate reale mbi 2600 kafshe te egra nga 138 specie te ndryshme.
Nje eksperience per tu mos u humbur.
Pas vizites se kopshtit zoologjik (i pozicionar ne periferi te qytetit) akomodohemi ne hotel ne qender te Izmirit.
Ne shoqerine e guides vazhdojme vizitat e qytetit si Sheshi Konak, Ora e Izmirit, Bulevardin buze detit "Lungomare", etj.
Vizitat vazhdojme drejt atraksionit "Ashensori", nje kulle e vjeter e ndertuar qe me 1907 kur per vite ka sherbyer si lidhje midis rivieres se Imirit dhe qytetit te dikurshem i ndertuar ne koder. Ne ditet e sotme, kulla me ashensorin e vjeter ne brendesi, te ofron nje peisazh 360 grade te qytetit Izmir.
*Mbremja e lire per te shetitur ne bulevardin buze detit "Lungomare", ku ndodhen kafene dhe restorante te shumta.

 

DITA 3.
*Mengjesi ne hotel.
*Pas mengjesit ne hotel nisja ne drejtim te Pamukales per te shijuar mrekulline e natyres - vaskat e ujerave termale te Pamukales.
Gjate rruges do te bejme nje ndalese ne qytetit antik te EFES, i cili daton ne shekullin e V para Krishtit, vizite ne Bibloteken CELSUS e cila u ndertua ne vitin  114 – 135 ajo eshte e dyta me e madhe pas Aleksandrise dhe perfaqeson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik.
*Pas vizites ne Efes, vazhdimi udhetimit per ne Denezli (qyteti i Pamukales). Mberritja ne Pamukale ku vizitojme ujrat termale me fame boterore të Pamukale-se, qe quhet ndryshe Keshtjella e Pambukut. Vizitë edhe në Pishinën e Kleopatrës dhe kodrën e pambuktë.
Kohe e lire per shijuar, bere plazh dhe per tu lare ne ujin ngjyre blu te Pamukales.
Akomodimi ne hotel ne Pamukale
Pasdite vizite e qytetit te Denizli

 

DITA 4: 
*
Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit udhetojme drejt qytetit te Bursas.
Mberritja ne Bursa dhe akomodimi ne hotel. Pas akomodimit ne shoqerine e guides vizitojme  Tregun e pelhurave Koza Han, Xhamia Jeshile, Xhamia e Madhe etj.
*Vazhdimi i dites per shoping ne qendrat tregtare te Bursas
*Mbremje e lire

 

DITA 5: 
*Mengjesi ne hotel.
*Nisja drejt Shqiperise duke udhetuar nga segmenti Bursa - Sofie - Shkup.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges per pushime.
Ndalese dhe vizite ne Shkup, ku ne shoqerine e guides do te vizitojme qytetin e bukur te Shkupit dhe atraksionet e tij si sheshi Aleksander, shtepia e Nene Terezes, Urat mbi lumin Vardar, etj.
Pas vizites ne Shkup nisje per Tirane, Durres, Elbasan, Kavaje
Mberritja ne darke.

 

 

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Akomodimi:
Do të bëhet në hotele me 4 Yje ne Canakale (1 nate) , Izmir (1 nate), Pamukale (1 nate), Bursa (1 nate)
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Durres në orën 21:00 nga pallati sportit
➤ Tirane ne oren 22:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
➤ Elbasan ne oren 21:00 nga kryqezimi i Cerrikut
➤ Kavaje ne oren 20:30 nga qendra

——————————————————-
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure
——————————————————-
DOGANA
1) Per kete udhetimit per kalimin e doganes nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Per te hyre ne shtetin e Turqise, ju duhet te keni mbi 150 dite vlefshmeri nga datat e skadences ne pashaporte.

2, a) KUJDES... Nese keni vlefshmeri skadence ne pashaporte nga 150 - 90 dite atehere ju nevojitet te paguani nje vize turistike (85 euro) e cila paguhet ne dogane per te hyre ne Turqi. 

✅ — Ne cmim per person përfshihen:
1) Transporti me autobuz komod Setra sipas programit
2) Akomodimi ne hotel si me poshte
a. Canakale (1 nate) – hotel 3 Yje ne qender te qytetit
b. Izmir (1 nate) – hotel 4 Yje ne qender te qytetit,
c. Pamukale (1 nate) – hotel 4 Yje ne Denizili qender te qytetit
d. Bursa (1 nate) – hotel 4 Yje ne qender te qytetit
3) Mengjeset gjate qendrimit ne hotele
4) Guida (Shoqeruesi) ne destinacionet turistike
5) Taksat Turistike

❎ – Ne cmim nuk perfshihen:
A) Drekat dhe Darkat gjate diteve te udhetimit
B) Hyrjet në monumente, muzeume, parqe arkeologike
C) Hyrja ne Pamukale ne pishinen e Kleopatras (10€)

Ky udhëtim nuk ka vlersime deri më tani.

Be the first to review “IZMIR – PAMUKALE – BURSA – CANAKALE ➡Nisje 28 Tetor, 26 Nentor & 27 Nentor — 5 Dite (4 Nete)”

  • Pricing Name
    Start
    End
    Group (Min-Max)
    Pricing
     
  • Pricing Name Adults
    Start Tuesday 20/10/2020
    End Tuesday 20/10/2020
    1 - 40 Pax
     
    Available Seats: 40

    Adult ( 1 - 40 Pax ) 139 0 /Person

    - +