• Pasqyrimi turit
  • Itinerari
  • Përfshihen
  • Nuk Përfshihen
  • Vlersimet
  • Rezervo

🔸Turi i Thethit është një udhetim për adhuruasit e shëtitjeve të gjata në natyrë. Duke qënë të bindjes se sa më shumë të ecim, aq më shumë mundësi kemi për të parë bukuri të ndryshme natyrore, jemi munduar që të organizojmë shtigje mjaft tërheqëse dhe të realizueshëm për të gjithë

 

VIZITOJME:
🔹Piken panoramike “Qaf Thore”
🔹Kanioni i malesorit
🔹fshati Nderlyse
🔹Vaskat e Nderlyses
🔹Syri i Kalter
🔹Ujevara e Thethit
🔹Kisha e Thethit
🔹Kulla e Ngujimit
🔹fshati i Thethit


👉Akomodim ne bujtinat me te mire te zones 💚

 

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME

👇👇👇
MUAJI TETOR
Nisje   3, 10, 17, 14, TETOR — 2 Dite Udhetim

Dita e parë:
*Nisja bëhet të shtunën në orën 06:00 nga Tirana. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa për kafe dhe fotografi. Ndalesa e pare do te jete Qaf Thore 1700 m, lartes, nje nder pikat me te larta gjate udhetimit per ne Theth. Peisazhi i kurores se alpeve shqiptare qe ofrohet ne kete lartesi do te jete nje kartoline e unike per kujtimet tuaj.
*Pas ndaleses ne Qaf Thore, vazhdimi i udhetimit per ne Theth. Pas akomodimit në bujtinen me te mire zones, ne  dhomat perkatese sipas kerkeses tuaj, i zoti i shtëpisë na ka shtruar drekën me gatime kartakteristike të zonës.
*Pas dreke zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines. Lojera  argetuese  gjate qendrimit ne ambjentet e bujtines.

 

Dita e dytë
*Të dielën pasi shijojmë një mëngjes fshat do të nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese). Me furgonat e fshatit do te mberrijme ne Nderlyse ku ndodhen edhe vaskat  e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Ketu do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne fshatin e Thethit, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh te reja per person ).
Me pas nisja per ne kthim.
Pushim per kafe dhe dreke ne Shkoder dhe mberritja ne Tirane ne darke.

 

 

►Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————–
Akomodimi:
Do të bëhet në bujtinat më të mira të zonës💚
——————————————————–
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Tirane ne oren 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
——————————————————–
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
– Atlete të përshtatshme për ecje na mal
– Triko me menge te gjata për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program
– Rrova Sportive
– Syze dhe krem dielli
– Kapele
– Rroba banjo dhe peshqir plazhi (per aventujeret qe do duan te lahen ne Syrin e Kalter ose Nderlyse)

——————————————————–

✅ –Ne cmim përfshihen:
1. Transporti sipas programit Tirane – Theth – Tirane
2. Akomodimi 1 nate ne bujtinen me te mire te zones 💚
3. Dreka + Darka e dites se pare me gatime te zones
4. Mengjes fshati diten e dyte
5. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

❎ – Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte
2) Transferta Theth – Nderlyse – Theth me automjetet e zones (500 lek personi)

 

  1. :

    Staf i mrekullueshem dhe shume i kujdesshem per cdo detaj, organizim perfekt, bujtina super si per vendodhjen dhe cilesine.
    Guida nje njohes i mire i zones dhe shume i komunikueshem, i palodhur dhe ne gatishmeri per cdo gje!
    Hera e trete qe udhetoj me ju dhe si gjithmone i tejkaloni pritshmerite e mia! Jeni fantastike ❤❤

Add a review

  • Pricing Name
    Start
    End
    Group (Min-Max)
    Pricing
     
  • Pricing Name All Inclusive
    Start Thursday 01/10/2020
    End Thursday 01/10/2020
    1 - 26 Pax
     
    Available Seats: 26

    Adult ( 1 - 26 Pax ) 48.00 0.00 /Person

    - +