• Pasqyrimi turit
  • Itinerari
  • Përfshihen
  • Nuk Përfshihen
  • Vlersimet
  • Rezervo

🔸Ne Turin tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, ushqimi Mengjesi -Dreka dhe Darka, fjetja, guida neper male dhe luginen mrekullueshem te Valbones, shoqeruar nga guida jone i cili do iu flas mbi zonen dhe historite e saj.

 

VIZITOJME:
🔹
Liqeni Vau Dejes & Liqeni i Komanit
🔹Kanioni i Valbones
🔹Liqeni Xhemes
🔹Mulliri i vjeter i ujit
🔹Lugina e Valbones
🔹Ujevara e Valboes
🔹Prizren

 

👉Akomodim ne hotel Fusha e Gjes ne Valbone

 

👉👉Lundrim me traget ne liqenin e Komanit (nisja e te cilit eshte ne oren 9:00 nga porti i Komanit)

 

▶▶▶▶ ◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇
MUAJI TETOR
Nisje  3, 10, 17, 24, TETOR — 2 Dite Udhetim – Cmimi 6900 lek

Dita e pare
**Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi pasagjer te trageit te Komanit.
*Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta  duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju. Dreka do te shijohet ne restoranti  e hotelit me produkte fshati dhe mish qingji.
*PAs drekese kohe e lire per te pushuar.
*Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones.
*Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk trofte ose mish qingji, fli, etj e organizuar festive me muzike me DJ!

 

Dita e dyte
*Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë liqenin e Xhemës dhe Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones.
Me pas vizite dhe ngjitje tek Rrethi i Jubanit ku mund te shohim luginen e bukur te Valbones (e pershtatshme per te gjithe, rreth 1 ore ecje).
*Pasi perfundojme viziat ne Vabone, udhetojme i kthimit drejt Prizrenit, ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj. Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren ku edhe sugjerimet e guides nuk do te mungojne.
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.

 

 

►Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————–
Akomodimi:
Do të bëhet në Hotel Fusha e Gjes, ne Valbone 💚 (darke me muzike)
——————————————————–
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Tirane ne oren 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
——————————————————–
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

– Pashaporta  ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
– Atlete të përshtatshme për ecje na mal
– Triko me menge te gjata për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program
– Rrova Sportive
– Syze dhe krem dielli
– Kapele

——————————————————–
SHENIME
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte.
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit, dhe te keni pashaporte

✅ –Ne cmim përfshihen:
1. Transporti: Tirane – Valbone – Prizren – Tirane
2. Bileta e tragetit Koman – Fierze
3. Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes (cdo dhome me banjo personale)
4. Dreka me gatime tradicionale e dites se pare
5. Darka e dites se pare e organizuar me muzike me DJ
6. Mengjes fshati diten e dyte
7. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

❎-Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte ne Prizren
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve

Ky udhëtim nuk ka vlersime deri më tani.

Be the first to review “LUGINA E VALBONES (ME TRAGET) ➡NISJE 3, 10, 17, 24, TETOR — 2 DITE (1 Nate)”

  • Pricing Name
    Start
    End
    Group (Min-Max)
    Pricing
     
  • Pricing Name Paketa All Inclusive
    Start Monday 28/09/2020
    End Monday 28/09/2020
    1 - 35 Pax
     

    Nuk ka me vende