BARCELONE - Riviera Franceze - Milano - Venezia ➡Nisje 14 MARS — 8 Dite — Cmimi 349€!

  • Nisja: 14/03/2020
  • Kohëzgjatja: 8 ditë
  • Vendodhja: Barcelone
  • Çmimi: €349
Rezervo tani

VIZITOJME:
🔹BREGDETI DALMAT
🔹OPATIJA
🔹MILANO
🔹SAVONA
🔹RIVIERA FRANCEZE
🔹NICE
🔸BARCELONE
🔹MARSEJE
🔹MONTE CARLO
🔹VENECIA

👉AKOMODIMI NE HOTELE 3 & 4 Yje NE :  OPATIJA (2 Nate), SAVONA (2 Nete), BARCELONE (3 Nete),

KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE👇
Nisje 14 MARS — 
8 Dite Udhetim  — Cmimi €349
Nisje 11 PRILL — 
8 Dite Udhetim  — Cmimi €359
Nisje 9 MAJ — 
8 Dite Udhetim  — Cmimi €369

 

👉Itinerari i detajuar i udhetimit👇

Dita 1: KROACI
*Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi.
Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat.
*Ndalesë e shkurter në Rijeka për 1 orë, ku do të vizitohen monumentet historike të tij. Qyteti i tretë më i madh i Kroacisë, Rijeka është një përzierje e shekullit të 20-të dhe madheshtise Habsburge.
*Vazhdimi i udhetimit për në kufirin Italo-Kroat ne qytetin bregdetar te Opatija.
Akomodimi ne hotel ne Opatija.

Dita 2: MILANO – SAVONA
*Mëngjesi në Hotel.
*Pas mengjesit udhetojme drejt Milanos, ku ne shoqerine e guides vizitojme qytetin duke filluar nga Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, per te vazhduar me viziten tek Galeria e Vitorio Emanuele II dhe Teatri La Scala.
*Pas viztes se Milanos, vazhdimi i udhëtimit për në Savona, dhe akomodimi ne hotel ne Savona
Pasdite vizitojme qytetin e bukur te Savones.


Dita 3: RIVIERA FRANCEZE – BARCELONE

*Pas mëngjesit në Hotel, Nisja për në Barcelone duke pershkruar Rivieren Franceze.
*Gjate udhëtimit ndalese ne qytetin e Nisës.
Shëtitje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice, etj
*Pas vizites se Nice-s vazhdimi udhetimit per ne Barcelone.
Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Barcelone


Dita 4: BARCELONE
*Pas mëngjesit në Hotel, nen udheheqien e guides shqiptare fillojmet vizitat në monumentet kryesore te Barcelonës, si:
Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike dhe katedralja me fame boterore Sagrada Familja.
Vazhdimi i vizitave në këmbë mes pas duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, dhe më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume ku do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe ku mund te vizitoni edhe Muzeu Picasso, etj.
Pasdite e lirë.
Akomodimi ne hotel ne Barcelone


Dita 5: BARCELONE
*Pas mëngjesit në Hotel, vazhdojme me vizitat e Barcelones, kur per adhuruesit e futbollit, do te vizitojme stadiumin legjendar Camp Nou.
Më pas vizitë në Park Guell.
Pasdite shopping tour në një nga qëndrat më të mëdha tregtare.
Akomodimi ne hotel ne Barcelone


Dita 6: MARSEJE – MONTE CARLO

*Mëngjesi në Hotel.
*Nisja për në Marsejë. Mbrritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: si Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D’Aix.
*Pas viztes se Marsejes, vazhdimi udhetimit per ne Monte Carlo ku për rreth 2 orë, ku vizitohet  ku do të vizitohen Kodra La Rocher ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, per te vazhduar viziten në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos.
Vazhdimi i udhëtimit për në Savona.
Mbërritja dhe akomodimi në hotel ne Savona


Dita 7: VENEZIA

*Mëngjesi në Hotel.
*Pas mengjesit udhetojme drejt qytetit mbi uje – Venezia
Fillojme vizitat ne Piazza San Marco,  ku ndodhen pothuajse te gjitha kishat, monumentet dhe atraksionet e Venecias.
Pas vizites se Piazza San Marco vazhdimi i vizitave ne Baziliken e Shen Markut, Ura e Psheretimave, Dyqani i maskave Veneciane, Kampanjila (ku nodhnen kullat e kembanave), etj.
*Pas vizites se Venezias vazhdimi udhetimit per ne Opatija
Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Opatija


Dita 8: TIRANE
*Mëngjesi në Hotel.
Nisja nga Opatija për në Shqipëri duke pershkruar te gjithe bregdetit Dalmat.
Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë ne darke

 

————————————
Duhet të dini se:

►Ne cmim përfshihen::
1) Akomodim ne hotele 3 & 4 Yje per 7 nete si me poshte:
Opatija (2 Nete), Savona (2 Nete), Barcelone (3 Nete),
2) Transporti dhe te gjitha shetitjet sipas programit me autobuz komod
3) Mengjeset per cdo dite te udhetimit ne hotelet perkates
4) Guida dhe asistenca nga agjensia ne gjuhen shqipe gjate udhetimit dhe vizitave te destinacioneve

————————————
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotele ne qytetet e pershkruar ne program
————————————

► Nisja do të bëhet në orën 01:00 të mengjesit të ditës së pare, nga Tirana (sheshi piazza, mbrapa muzeut kombetar)
————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

————————————
► Ne cmim nuk perfshihen:
• Drekat & Darkat gjate gjithe diteve te udhetimit
• Hyrjet neper muzeume, keshtjella, stadiume, qytete te vjetra dhe parqe

————————————
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj