SKI NE DARDHE (hotel ne Dardhe) ➡DT. 23-24 SHKURT -- 2 Dite -- Cmimi €55

  • Nisja: 23/02/2019
  • Kohëzgjatja: 2 ditë
  • Vendodhja: Dardhe - Voskopoje
  • Çmimi: €55
Rezervo tani

PROGRAMI PER SKI NE DARDHE / Akomodimi ne Hotel Taverna Mihallari ne Dardhe

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E MEPOSHTME

MUAJ SHKURT
►Dt. 23 – 24 SHKURT
(2 Dite Udhetim)  –– Cmmi €55

 


Dita 1: VIZITE NE DRILON, KORCE dhe DARDHE

*Nisja ne mengjes ne oren 6:30 nga kafe Flora (qender te Tiranes) per ne Dardhe
*Ndalesa e pare do te jete ne Drilon, ne parkun e liqenit te Mjelmave per mengjes dhe shetitje.
*Pas vizites ne Drilon vazhdimi udhetimit per ne Korce ne “Parisin e Vogel”. Vizite e qytetit si  Katedralia Ringjallja e Krishtit, shkolla e pare shqipe ABC, kulla e vrojtimit, pazari i vjeter i Korces, etj.
Kohe e lire per te konsumuar nje kafe ne Bulevardin e qytetit ose pazarin e vjeter
*Pas vizites ne Korce vazhdimi udhetimit per ne Dardhe.
Akomodimi ne hotel Mihallari ne qender te Dardhes.
*Dreken e shijojme ne tavernen e hotelit me gatime tradicionale si lakrori me 2 pete, pllaqi, etj.
*Pas drekes vizite e fshatit piktoresk te Dardhes duke shetitur neper kalldremet e mbuluar me bore. Ndalese per nje caj mali me pas ne restorant Gjahtari ne shoqerine e nje cifti kaprojsh.
Kthmi ne hotel dhe kohe e lire per te pushuar.
*Darka do te shtrohet perseri ne tavernen e hotelit me gatime tradicionale dhe me muzike me DJ


Dita 2: SKI NE DARDHE
*Pas zgjimit dhe konsumimit te mengjesit, nisemi per ne pisten e skive Bigell – Dardhe, e vetmja piste per ski ne Shqiperi me teleferik.
Vetem ne turin tone akomodimi behet ne DARDHE dhe vetem 5 minuta larg pistes se skive, (jo ne Voskopoje qe ndodhet 2 ore larg Dardhes dhe pistes se skive) pasi qellimi i turit ne kete sezon dimeror eshte bardhesia e bores dhe SKITE, te cilet ne Dadhe gjate dimrit asnjehere nuk mungojne
*Pas mberritjes ne pisten e skive, Zgjedhim pajiset sipas preferencave dhe pas një trajnimi flash për teknikat e skijimit, aventura e skive është e gjitha e juaja për tu shijuar.
Pista e skive Bigell ne Dardhe, disponon 3 pista dhe 2 teleferik, te pershtatshme per cdo kategori.
*Dreka e lire per tu konsmuar ne restorantin e ndodhur ne pisten e skive ku mund te provoni gatimet tradicionale perseri nese nuk jeni ngopur akoma me lakrorin me dy pete apo mishin e qingjit.
*Pas drekes rreth ores 15:30 – 16:00 nisja drejt Tiranes.
Ndale per kafe ne Pogradec buze liqenit
*Pas pushimit ne Pogradec vazhdimi udhetimit per ne Tirane.
*Mberritja ne Tirane ne darke

——————————————————
Duhet të dini se:

►Ne cmimin per person perfshihet
1) Transporti sipas programit vajtie – ardhjet
2) Akomodimi per 1 nate ne hotel taverna Mihallari ne qender te Dardhes
3) Dreka e dites se pare me gatime tradicionale
4) Darka e dites se pare me gatime tradicionale
5) Muzike DJ ne mbremje
6) Mengjesi i dites se dyte

——————————————————
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet ne Hotel Taverna Mihallari ne qender te Dardhes dhe vetem 5 minuta larg pistes se skive

——————————————————
► Nisja do të bëhet në orën 6:30 nga kafe Flora (qender Tiranes).

——————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë / Atelete të përshtatshme për borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Kepucë / Atelete rezerve per nderrese pasi mund tiu lagen ne bore gjate shetitjet ne Dardhe

——————————————————
► Në çmim nuk përfshihen:
1. Dreka e dites se dyte gjate qendrimit ne pisten e skive
2. Pagesa e pajiseve te skive ne Dardhe

——————————————————–
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
►Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike dhe zhvillimin e sporteve dimerore

Share

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj