DUBROVNIK ➡NISJE 28 NENTOR dhe NISJE 29 NENTOR --- 3 Dite --- Cmimi €89.

  • Nisja: 28/11/2019
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendodhja: Dubrovnik
  • Çmimi: €89
Rezervo tani

VIZITOJME
🔹BUDVA
🔸DUBROVNIK
🔹KOTOR
🔸CAVTAT

👉Akomodimi ne Hotel ADRIA 4 YJE ne DUBROVNIK


KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT SI ME POSHTE
👇
Nisje Dt. 28 NENTORR (3 Dite Udhetim) — Cmmi €89
Nisje Dt. 29 NENTOR (3 Dite Udhetim) — Cmmi €89

 


👉Itinireri i detajuar udhetimit👇

Dita 1: BUDVA – HERCEGNOVI – DUBROVNIK
*Nisja ne oren 6:30 te mengjesit nga Tirana
*Ndalesa e pare do te behet ne Muriqan  ku do te kryhen  procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter e per fotografi.
*I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi), ku do te vizitojme Kalane e Qytetit te Vjeter  (e cila pritet te behet pjese e trashgimise kulturore – historike te UNESCO-s.) dhe portin e jatheve. Ne Budva do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. (Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem).
*Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
*Akomodimi ne hotel dhe Darka (buffe)

Dita 2: DUBROVNIK.

*Pas mengjesit ne hotel  fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut.
*Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
*Pas vizites se Dubrovnikut kthimi ne hotel
*Pasditja e lire dhe darka (buffe) ne restorantin e hotelit.

Dita 3: DUBROVNIK – CAVTAT – KOTOR – TIRANE.

*Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit.
Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
*Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit.
*Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
*Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
*Kthimi ne Tirane ne darke.

 

——————————————————-
Duhet të dini se:

►Ne cmim per personin përfshihen:
1. Transporti sipas pogramit me autobuz komod A/C
2. Akomodimi ne Hotel Adria 4 Yje per 2 nete akomodim ne Dubrovnik
3. Mengjesi dhe darka (te cilat shtrohen buffee ne restorantin e hotelit)
4. Perdorimi i pishines dimerore gjate qendrimit ne hotel
5. Taksa e hyrjes ne Dubrovnikun e vjeter
6. Asistenca me Cicieron profesionist gjate vendeve qe do te vizitojme

 

 

——————————————————-
CMIMET E FEMIJVE PER AKOMODIM NE DHOME ME  DY OSE TRE TE RRITUR

➤ 0 –  3.99 vjec paguan 30€

➤ 4–  11.99 vjec paguan 69€

 

 

——————————————————-
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në Hotel Adria 4 yje ne Dubrovnik perkatesisht

——————————————————-
► Nisja do të bëhet në orën 6:30 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi pizza (mbrapa muzeut kombetar) qender Tiranes

——————————————————-
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

——————————————————-
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate  diteve te udhetimit
2) Hyrjet neper muze, keshtjella dhe qytetet e vjetra
3) Taka e hyrjes ne Dubrovnikun e vjeter 2 € personi

——————————————————-
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar, dhe pashaporte.
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit, dhe te keni pashaporte

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj