PRANVERE NE DUBROVNIK ➡Dt.7-9 Mars & Dt.9-11 Mars! 3 Dite! Cmimi €89!

  • Nisja: 07/03/2018
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendodhja: Dubrovnik
  • Çmimi: €89
Rezervo tani

AKOMODIMI NE HOTEL & SPA ADRIA 4 YJE LLUKS

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE
Dt. 7 MARS (3 Dite) – Cmmi €89
Dt. 9 MARS (3 Dite) – Cmmi €89

PROGRAMI I DETAJUAR I UDHETIMIT

Dita 1: BUDVA – HERCEGNOVI – DUBROVNIK
*Nisja ne oren 7:00 te mengjesit nga Tirana
*Ndalesa e pare do te behet ne Muriqan  ku do te kryhen  procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter e per fotografi.
*I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi), ku do te vizitojme Kalane e Qytetit te Vjeter  (e cila pritet te behet pjese e trashgimise kulturore – historike te UNESCO-s.) dhe portin e jatheve. Ne Budva do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. (Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem).
*Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
*Darka (buffe) dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 2: DUBROVNIK.

*Pas mengjesit ne hotel  fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut.
*Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Pasdite kohe e lire per Shopping.
Ne mbremje kthimi ne hotel. Mundesi per te pushuar ku mund te perdorni edhe pishinen e mbyllur ne ambjentet e hotelit.
Darka (buffe) ne restorantin e hotelit.

Dita 3: DUBROVNIK – CAVTAT – KOTOR – TIRANE.

*Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit.
Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
*Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit.
*Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
*Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
*Kthimi ne Tirane ne darke.

——————————————–
Duhet të dini se:

►Ne cmim per personin përfshihen:
✔️Transporti sipas pogramit me autobuz komod A/C
✔️Akomodimi ne Dhome Superiore ne Hotel Adria 4Yje lluks per 2 nete
✔️Mengjesi dhe darka (te cilat shtrohen buffee ne restorantin e hotelit)
✔️Perdorimi i pishines dimerore dhe jakuzi
✔️ Wifi neper dhoma
✔️ Asistenca Guid profesioniste gjate vendeve qe do vizitojme
✔️ Taksa per person e hyrjes ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut

——————————————————-
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në Hotel Spa ADRIA 4Yje lluks

► Nisja do të bëhet në orën 7:00 të mengjesit të ditës së pare, nga kafe Flora qender Tiranes

——————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

——————————————————–
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate  diteve te udhetimit
2) Hyrjet neper muze (opsionale)

——————————————————–
SHENIM!!! VENDET NE TRANSPORT ZIHEN SIPAS NUMRIT TE BILETES QE DO MERNI NE ZYRE. ATO PERCAKTOHEN NE SAJ TE KOHES QE JU BENI REZERVIMIN PRANE NESH!

 

——————————————————–
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj