VITI I RI NE DUBROVNIK ➡Nisje dt. 1 JANAR 2019 - 3 Dite - Cmimi €129!

  • Nisja: 01/01/2019
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendodhja: Dubrovnik
  • Çmimi: €129
Rezervo tani

PROGRAMI TRE DITOR NE DUBROVNIK / Akomodimi Hotel & Spa ADRIA 4*

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE
Dt. 1-3 JANAR 2019 (3 Dite Udhetim) – Cmmi €129

 

Data 1 Janar: FESTIME DUBROVNIKUN E VJETER
*Nisja ne oren 9:00 te mengjesit nga Tirana
*Ndalesa e pare do te behet ne Muriqan  ku do te kryhen  procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit Shen Stefanit (ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter e per fotografi) dhe Budva
*Vazhdimi udhetimit per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
*Mberritja ne Dubrovnik dhe akomimi ne hotel Adria 4Yje. Darka (buffe) ne restorantin e hotelit.
*Pas darke ora 21:30 transferohemi (me transportin e agjensise) ne Dubrovnikun vjeter, ku organizohet festimet e Vitit te Ri, Koncerte dhe Panaire.
Rreth ores 1:00 kthimi ne hotel

Data 2 Janar: DUBROVNIK.

*Pas mengjesit ne hotel  fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut.
*Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Pasdite kohe e lire per Shopping.
Ne mbremje kthimi ne hotel. Mundesi per te pushuar ku mund te perdorni edhe pishinen e mbyllur ne ambjentet e hotelit.
Darka (buffe) ne restorantin e hotelit.

Data 3 Janar: CAVTAT – KOTOR 

*Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit.
Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
*Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit.
*Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
*Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
*Kthimi ne Tirane ne darke.

——————————————–
Duhet të dini se:

►Ne cmim per personin përfshihen:
✔️Transporti sipas pogramit me autobuz komod A/C
✔️Akomodimi ne Dhome Superiore ne Hotel Adria 4Yje lluks per 2 nete
✔️Mengjesi dhe darka (te cilat shtrohen buffee ne restorantin e hotelit)
✔️Perdorimi i pishines dimerore dhe jakuzi
✔️ Wifi neper dhoma
✔️ Asistenca Guid profesioniste gjate vendeve qe do vizitojme

——————————————————-
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në Hotel Spa ADRIA 4Yje lluks

► Nisja do të bëhet në orën 9:00 të mengjesit të ditës së pare, nga kafe Flora

——————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

——————————————————–
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate  diteve te udhetimit
2) Biletat e hyrjes neper muze (opsionale)

 

 

——————————————————–
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj