PLAZH NE LEFKADA (Program Eksluziv) — (EARLY BOOKING) ➡Nisje 7, 14, 21, 28 KORRIK & 2, 7, 12, 17, 22, 27 GUSHT — 5 DITE — CMIMI nga €260!

  • Nisja: 07/07/2020
  • Kohëzgjatja: 6 ditë
  • Vendodhja: LEFKADA
  • Çmimi: €260
Rezervo tani

❗❗CMIMET EARLY BOOKING JANE TE VLEFSHME PER REZERVIME DERI ME 31 MARS❗❗

PLAZHET QE VIZITOJME
🔹Parga
🔹🔸Lundrim me traget dhe plazh ne ishujt Paxos – AntiPaxos (me nisje nga Parga)
🔹Kathisma
🔹🔸Lundrim me traget dhe plazh ne ishujt e Lefkades si Porto Katsiki, Egremi, Kefalonia, Scorpions, Meganisi
🔹Agios Nikita
🔹Kanali beach (Preveza)
🔸Vizite ne qytetin Lefkas

👉Akomodim ne HOTEL LEFKAS  3 Yje SUPERIOR ne LEFKADA, ne qender te qytetit Lefkas dhe buze detit.
(qyteti Lefkas eshte qyteti kryesor i Lefkades dhe qendra e te gjitha aktiviteteve te organizuar gjate veres ne ishull)

👉MENGJESI DHE DARKA – BUFFE E HAPUR

👉Lundrim me Traget dhe plazh ne ishujt PAXOS – ANTIPAXOS me nisje nga plazh ❗❗EKSLUZIVITET I ALBANIA TRAVEL & VOYAGE❗❗

👉Lundrim me Traget dhe ne ishujt e Lefkades si Porto Katsiki, Egremi, Kefalonia, Scorpions, Meganisi


Ky udhetim do te realizohet ne datat e nisjeve si me poshte👇
Nisje 7 Korrik  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €260
Nisje 14 Korrik  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €260
Nisje 21 Korrik  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €260
Nisje 28 Korrik  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €270
Nisje 2 Gusht – 6 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 7 Gusht  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 12 Gusht  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 17 Gusht – 6 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 22 Gusht  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €270
Nisje 27 Gusht  – 6 Dite PLAZH – Cmimi €260


Itinerari i detajuar i udhetimit
👇👇👇
DITA 1: PLAZH NE LEFKADA (Agios Nikita)
*Nisja nga Tirana ne oren 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
*Ndalesa te shkurtra rruges. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijes
*Vazhdimi udhetimit duke pershkruar qytein e Janines ne drejtim te Lefkades.
Mberritja ne ishullin e Lefkades ku diten e pare do te transferohemi ne Agios Nikita, nje qyteze e bukur karakteristike e ishullit.
Kohe e lire per plazh ne Agios Nikita dhe per te vizituar qytezen.
Pasdite kthimi ne qytetin Lefkas, qyteti kryesor te ishullit Lefkada.
Akomodimi ne hotel Lefkas 3 Yje Superior ne qender te qytetit dhe buze detit
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Lefkada duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.


DITA 2: PLAZH NE LEFKADA (Shetitje me traget ne ishujt e Lefakdes)
*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Nidrit na pret trageti per te vazhduar lundrim ne ishujt me fame boterore te Lefkades.
➤ EGREMI – PORTO KATSIKI – KEFALONIA… ME TRAGET:
E gjithe dita e dyte do te jete e dedikuar per te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades… Lundrimi fillon ne oren 9:45 nga porti i Nidrit ku ndalojme ne plazhet e Porto kastiki dhe Egremi. Turi vazhdon me pas drejt plazheve dhe ishuve te njohur si Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qender Odise sipas mitologjise dhe shpella Papanikolis.
Gjate lundrimit jane planifikuar disa ndalesa per plazh kryesisht ne 2 plazhet me fame boterore te Porto Katsiki dhe Egremi.
Ndalese gjithashtu ne ishullin Kafalonia per te vizituar qytetin.
Kthimi me pas ne portin e Nidrit rreth ores 18:30
Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 20€ (ne cmim perfshihet edhe dreka ne traget). Eskursioni eshte i keshillueshem te ndiqet por jo i detyrueshem.
NIKIANA
Personat qe nuk duan te ndiekin turin me traget, mund te qendrojne per plazh ne Nikiana
➤ KTHIMI NE LEFKADA: 
Ne oren 18:30 me autobuzin e agjenise kthehemi per ne Lefkas (25 minuta udhetim)
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Lefkada duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.

DITA 3: PLAZH LEFKADA (Kathisma dhe Boat Party ne ishullin Meganisi)
*
Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma (Transferta hotel – Kathisma – hotel eshte e perfshire ne cmim)
*Kohe e lire per plazh ne Kathisma, ku perpos plazhit mund te beni edhe hedhje me parashut.
*Pas plazhit rreth ores 17:30, nisemi per te vizituar  manastirin e Faneromenis.
*Kthimi ne hotel dhe darka ne restorantin e hotelit
*Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit.
———————-
Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 10 euro/person me 1 pije te perfshire).
Nisja 20:30 – 1:00.
Opsionale organizim i sugjeruar ne party ne anije .(Extra per party 10 euro hyrja+1 pije )
Anija shnderrohet ne nje beach bar me muzike, drita, fishekzjarre per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te ankorohet ne nje plazh te virgjer per disa ore, ku me guximtaret mund te lahen. Muzika dhe festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju shoqeroje gjate gjithe kohes.


DITA 4: LEFKADA (Plazh ne Agio Nikita)
*Ne kete dite mengjesi ne hotel do te konsumohet heret pasi ne oren 7:15 do te nisemi drejt qytetit Parges, per te realizuar nje tjeter aventure blu, lundrim nga Parga ne ishujt Paxos – AntiPaxos
PAXOS-ANTIPAXOS ME TRAGET:
Pas mberritjet ne Parga, nga porti i qytetin ne oren 10:00 do te startojme lundrim me traget per te bere vizite dhe plazh ne ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS.
Ne kete shetitje te mrekullueshme do te kemi mundesi te bejme vizite ne shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai, dhe te notojme ne ujin blu kristal te deti Jon.
Vizite Panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis.
Plazh ne ujerat fantastike te Antipaxos ne Paradise Beach .
Me pas ndalese ne fshatin Gaios per shetitje , plazh dhe konsumimin e drekes .
Turi me traget perfundon ne oren 19:00 ku kthehemi ne portin e Parges. (Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 20€ , cmim favorues qe e gjeni vetem prane nesh si eksluzivitet). Eskursioni eshte i keshillueshem te ndiqet por jo i detyrueshem
PARGA:
Per klientet qe nuk deshirojne te realizojne turin me traget ne Paxos-Antipaxos, mund te qendrojne dhe te shijojne plazhin ne Parga deri pasdite
KTHIMI NE LEFKADA: 
Ne oren 19:00 me autobuzin e agjenise kthehemi per ne Lefkas (80 minuta udhetim)
*Darka ne restorantin e hotelit.
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Lefkada duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.

DITA 5: PLAZH NE LEFKADA (Vasiliki)
*Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit udhetojme ne skajin tjeter te ishullit ne Vasiliki. (Transferta hotel – Vasiliki – hotel eshte e pershire ne cmim)
*Kohe e lire per plazh dhe per te vizituar qytetin e bukur te Vasilikis.
*Rreth ores 17:30 nisemi kthimi nga plazhi per ne hotel.
*Darka ne hotel.
*Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit.

Dita 6: PREVEZA (Plazh ne Kanali Beach)
*Mëngjesi në hotel.
*Pas mengjesit nisja drejt Prevezes, ne Kanali BEACH.
Kohe e lire per plazh deri ne oren 15:00.
*Nisja për kthim nga kufiri i Kakavisë.
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.

 

►Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————

Ne cmim përfshihen:
1) Transporti vajtie – ardhje me autobuz sipas programit
2) Te gjitha shetitjet dhe transfertat ne plazhet e ishullit te Lefkades sipas programit te cdo dite
3) Transferta hotel – Parga – hotel diten e katert
3) Akomodimi per 5 nete ne hotel Lefkas 3Yje Superior ne qender te Lefkades, prane lokaleve, restoranteve dhe tavernave te qytetit.
4) Mengjeset dhe Darkat te cilet shtrohen bufe ne restorantin e hotelit gjate qendrimit tone ne Lefkada
5) Asistence me guid shqiptare gjate gjithe udhetimit
6) Taksat turistike te qytetit

——————————————————
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me minimumi dy te rritur
Femijet 0-1.99 vjec e perfitojne paketen falas
Femijet nga mosha 2 – 11.99 vjec paguajne 199 euro

——————————————————
Ne cmim nuk perfshihen:

a) Drekat  gjate diteve te udhetimit
c) Bileta e tragetit per lundrimi ne ishujt e Lefkades gjate dite se dyte, 20 euro/personi per te rritur (me dreken e perfshire)
d) Boat Party ne diten e dyte 10 euro personi (1 pije e perfshire ne cmim)
b) Bileta e tragetit per lundrimi ne ishujt Paxos – Antipaxos gjate dite se katert, 20 euro/personi per te rritur
e) Shezllonet gjate plazhit

——————————————————
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel Lefkas ne qender te qytetit te Lefkades
——————————————————
Nisja do të bëhet 1 dite me perpara nga data e nisjes ne oren 00:10 të mesnates të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut Kombetar)
——————————————————
DOGANA
1) Per kete udhetimit per kalimin e doganes nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Per te hyre ne shtetin e Greqise, si pjese e zones shenges, ju duhet te keni minimumi 3 muaj vlefshmeri nga datat e skadences ne pashaporte.
3) Per te hyre ne shtetin e Greqise, si pjese e zones shenge, Kujdesuni te mos keni tejkaluar rregullin e 90-diteve per qendrim pa viza ne zonen Shengen

——————————————————
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Sipas ligjeve ne fuqi, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj