Udhetim me Avion ne PRAGE - VIENE - BUDAPEST ➡Nisje 17 Mars, & 24 Mars, — 5 Dite — Cmimi €370

  • Nisja: 17/03/2020
  • Kohëzgjatja: 5 ditë
  • Vendodhja: Prage
  • Çmimi: €370
Rezervo tani

VIZITOJME
🔹BUDAPEST
🔹BRATISLAVE
🔸PRAGE
🔹KALORVY VARY
🔹VIENE

👉Akomodimi ne Hotele 4 Yje ne qytetet: Prage (2 nete) Viene (1 nate) dhe Budapest (1 nate)
👉👉 Fluturimi me avion Tirane – Budapest dhe Viene – Tirane

Ky udhetim do te realizohet ne datat e nsijeve si me poshte👇
Nisje 17 MARS — 5 Dite Udhetim — Cmimi €370
Nisje 24 MARS — 5 Dite Udhetim — Cmimi €370

 

►Itinerari i detajuar i udhetimit
👇👇👇
Dita 1: BUDAPEST
*Takimi ne aeroportin e Tiranes me guiden tone oren 12:00 per kryerjen e procedurave te Check in-it
Fluturimi per ne Budapest ne oren 15:00 dhe mberritja ne oren 16:30 ne aeroportin e Budapestit
Transferta me transport komod ne hotel 4Yje ne Budapest
Pasdite shetitje e Budapestit ku vizitojme monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, etj.
*Ne mbremje opsionale per te shetitur me traget ne lumin Danub
*Fjetia ne Budapest

Dita 2: BRATISLAVE – PRAGE
*Mëngjesi në hotel.
Nisje, herët në mëngjes për në Pragë ku gjate rruges bejme nje ndalese te shkurter ne Bratislave per nje vizitë panoramike te qytetit
Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Mberritja dhe akomodimi ne hotel 4 yje ne Prage.
Pas akomodimin ne shoqerin e guides vizitojme atraksionet turistike te Prages si Haratchani, Kisha e Loretos, Rrugica e Arte, per te vazhduar me pas me Kështjellen e Pragës e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi I se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
*Pas vizitave kthimi ne hotel.  Mbremja e lire ku ne asistencen e guides mund te organizojme shetitje duke lundruar ne lumin Vitava qe pershkron qytetin e Prages, ku mund te shijojme birren ceke dhe antipasta tradicionale 🙂
*Fjetia ne Prage

Dita 3: PRAGE – KARLOVY VARY
*Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do te nisemi te vizitojme Qytetin e Vjeter te Prages duke filluar me rrugen Parizka, e cila eshte nje rruga me turistike, pergjate te ciles ndodhet dhe lagjia Cifute. Kjo lagje ka nje histori shume te vjeter dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Cifut, te vendosur ne kete zone qe ne periudhen e mesjetes. Nje nga Sinagogat me te vjetra ne Europe ndodhet pikerisht ne kete lagje. Do te vazhdojme pergjate Bulevardit Parizka deri ne Sheshin e Qytetit te Vjeter, I cili eshte nje nga me te medhenjte dhe me te bukurit ne Europe, fillimet e te cilit si nje shesh tregetar jane regjistruar qe ne shek. 12-te. Per tu vizituar jane Bashkia e Qytetit te Vjeter me kullen ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shen Marise, Pallati I Koncerteve eshte nje ndertese shume interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat perfundojne ne Lagjien Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
*OPSIONALE: Pas dreke mundesi per ekskursion ne KALORVY VARY ku do te vizitojme nje nga qytetet me te bukura te Cekise.
Karlovy Vary i mirenjohur ne te gjithe Europen per burimet e shumta te ujrave termale dhe banjat kurative.
**Pas vizitave kthimi ne hotel.
 Mbremja e lire per te frekuentuar tavernat e Prages dhe per shijuar birren ceke 🙂
Fjetia ne Prage.

Dita 4: VIENE
*Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit, nisemi per ne Viene. Mberritja dhe akomodimi ne hotel 4 yje ne Viene.
Ne shoqerine e guides vizitojme atraksionet turistike te Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit.
Per te vazhduar me pas me vizitat në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Palltin Holfburg – Residencen 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.
*Pas vizitave kthimi ne hotel, Pasdite e lire per tu relaksuar ne pishinen dimerore te hotelit.
Pasdite gjithashtu mundesi per shopping ne qendren tregtare me te madhe te Vienes, pasi hoteli ndodhet shume afer qendres tregtare (pak minuta larg ne kembe). Qendra tregtare eshte e hapur deri ne oren 22:00.
Fjetia ne Viene

Dita 5: TIRANE
Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në Aeroportin e Vienes per Fluturimin per ne Shqiperi.
Nisja ne oren 11:00 nga Viena dhe Mbrritja ne oren 12:35 ne Tirane, ne aeroportin Nene Tereza



►Duhet të dini se
👇👇👇
————————————————————-
Ne cmim per personin përfshihen:
1 – Fluturimi me avion Tirane – Budapest dhe Viene – Tirane
2 – Akomodimi per 2 nete ne hotel 4 yje ne Prage
3 – Akomodimi per 1 nete ne hotel 4 yje ne Viene
4 – Akomodimi per 1 nate ne hotel 4 yje ne Budapest
5 – Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
6 – Transporti me autobuz komod EURO 5 dhe te gjitha shetitjet ne Budapest, Brastislave, Prage dhe Viene sipas programit
7 – Perdorimi i pishines dimerore ne hotelet qe e posedojne ate
8 – Ciceron ne gjuhen shqipe gjate vendeve qe do te vizitojme
9 – Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm me peshen 10kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
10 – Taksat turistike per te 4 netet e akomodimit sipas qyteteve perkatese.

————————————————————
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet:

a) Dy nete ne hotel 4 Yje ne Prage
b) Nje nate ne hotel 4 yje ne Budapest
b) Nje nate ne hotel 4 yje ne Viene

————————————————————
Takimi ne aeroportin Nene Tereza te Tiranes, ne oren 12:00 te dites se nisjes

————————————————————
Mund te behet shtim bagazhi:
A) Valixhe me permasen (55 x 40 x 23 cm, max 10 kg)  – 30 euro 2 drejtimet.
B) Valixhe me permasen (149 x 119 x 171 cm, max 20 kg) – 50 euro 2 drejtimet.
C) Valixhe me permasen (149 x 119 x 171 cm, max 32 kg) – 62 euro 2 drejtimet.

————————————————————
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta  per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Kujdes te kontrolloni pashaporten tuaj qe te kete vlefshmeri minimumi 6 muaj nga perdorimi i pashaportes

————————————————————
Ne cmim nuk perfshihen:

A) Drekat dhe Darkat gjate diteve te udhetimit
B) Hyrjet në monumente, muzeume, keshtjella
C) Opsionale: Eskursion ne Kalorvy Vary 20 euro personi


► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure, gjuhe angleze
►Pashaporta duhet te kete vlefshmeri minimumi 4 muaj nga datat e udhetimit
►Pagesa e bere per te garantuar rezervimin eshte e pakthyeshme

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj