SELANIK - METEORA - UJEVARA EDESA ➡Nisje 1 MAJ-- 3 Dite -- Cmimi €99!

  • Nisja: 01/05/2020
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendodhja: Selanik
  • Çmimi: €99
Rezervo tani

VIZITOJME
🔸METEORA DHE MANASTIRET E SAJ
🔹SELANIK
🔹KATERINI
🔹UJEVARA EDESA
🔹KORCE

👉Akomodim ne hotel 3 Yje ne qender te Meteoras dhe hotel 4 Yje ne Katerini (buze detit)

►Ky udhetim do te realizohet ne datat e nisjeve si me poshte👇
Nisje 1 MAj — 3 Dite Udhetim – Cmimi €99

 

►Itinerari i detajuar udhetimit
👇👇👇
DITA 1 : METEORA
*Nisja nga Tirana ne oren 05:00 ne drejtim te Kapshtices.
*Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim.
*Pas kalimit te pikes kufitare te Kapshtices, vazhdimi udhetimit drejt Meteoras. Mberritja dhe akomodimi ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes.
METEORA e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve, ku vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin malet shkembore pare nga afer.
Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës, ku kryesori do te jete vizite e Manastirit Metemorfoza dhe muzeve te tij, i cili eshte manastiri me i madh i zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO.
Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience  qe do mbese gjate ne kujtesen tuaj.
*Pasdite kohe e lire per te shetitur qytetin e bukur te Kallabakes, pasi hotel i pozicionuar ne qender ju mendeson te shetisni lirisht dhe te vizitoni bulevardin kryesore te tij

DITA 2 : SELANIK
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit udhetojme drejt qytetit te Selanikut, qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike.
Vizita jone fillon me: Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, e cila eshte simboli i Selanikut. Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimn e qytetit, duke u bere nje burg famekeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman. Eshte rimodeluar ne thelb, pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 e adoptuar si simbol i qytetit.
Me pas vazhdojme me vizitat ne Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe ne varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazari qendror i qytetit).
Kohe e lire per shopping
Programi yne do te perfundoje ne Sheshin e Aristotelit duke shijuar bukurite e bregdetit.
*Pas vizites se Selanikut vazhdimi i udhetimit per ne Katerini
*Akomodimi ne hotel ne Katerini buze detit
*Pasdite e lire per te vizituar qytetin Peralia (qendra e Katerinit)
*Ne mbremje organizojme DARKE FESTIVE me MUZIKE LIVE me PROGRAMI FOKLORIK

DITA 3 :  UJEVARA EDESA
*Mengjesit ne hotel udhetojme drejt qytezes Edesa, ku do te vizitojme Ujevaren Edesa, nje nder ujevarat me te medha dhe spektakolare te Greqise.
Kohe e lire per te vizituar Ujevaren dhe shijuar peisazhin
*Vazhdimi i udhetimit me pas drejt Shqiperise
Ndalese ne qytetin e Korces per dreke dhe kafe.
Pas dreke nisja drejt Tiranes. Mberritja ne darke vone

 

Duhet të dini se
👇👇👇
——————————————————————
Ne cmim per person përfshihen:
1) Transporti sipas programit vajtie – ardhje me autobuz komod
2) Akomodimi ne hotel ne Meteora (1 nate) dhe Katerini (1 nate)
3) Mengjesi i dites se dyte dhe dites se trete
4) Darka e dite se pare dhe dites se dyte
5) Guida ne gjuhen shqipe gjate vendeve qe do te vizitojme

——————————————————————
Cmimet e femijeve:
Foshnje 0 – 1.99 vjec – Paguan 25 euro
Femije 2 – 11.99 vjec – Paguan 64 euro (eksta per darken 15 euro)

——————————————————————
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet:
A) Nje nate ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes (Meteora)
B) Nje nate ne hotel 4 yje ne Katerini (buze detit)

——————————————————————
Nisja do të bëhet në orën 05:00 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)

——————————————————————
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet te jete e demtuar ose e thyer

——————————————————————
Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat dhe Darkat gjate diteve te udhetimit
2) Biletat e hyrjes ne manastire, muze, keshtjella, etj
3) Taksa lokale e ligjit te ri grek 1.5 euro nata per dhome ne hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata per dhome ne hotel me 4 yje. Taksa paguhet ne recepsionin e hotelit nga vete klientet

——————————————————————

SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj