UDHETIM NE THETH ➡Nisje 18, 25, KORRIK -- 2 Dite -- Cmimi 5500 lek!

  • Nisja: 18/07/2020
  • Kohëzgjatja: 2 ditë
  • Vendodhja: Theth
  • Çmimi: L5500
Rezervo tani

🔸Turi i Thethit është një udhetim për adhuruasit e shëtitjeve të gjata në natyrë. Duke qënë të bindjes se sa më shumë të ecim, aq më shumë mundësi kemi për të parë bukuri të ndryshme natyrore, jemi munduar që të organizojmë shtigje mjaft tërheqëse dhe të realizueshëm për të gjithë

VIZITOJME:
🔹Piken panoramike “Qaf Thore”
🔹Kanioni i malesorit
🔹fshati Nderlyse
🔹Vaskat e Nderlyses
🔹Syri i Kalter
🔹Ujevara e Thethit
🔹Kisha e Thethit
🔹Kulla e Ngujimit
🔹fshati i Thethit

👉Akomodim ne bujtinat me te mire te zones 💚

►PAKETAT E UDHETIMIT
Paketa me Mengjes + Darke 👉 Cmimi 5500 lek
Paketa me Mengjes + Dreke + Darke 👉
 Cmimi 6500 lek

▶▶▶▶ ◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje  11,  18,  25,  KORRIK — 2 Dite Udhetim 

MUAJI GUSHT
Nisje  1,  8,  15,  22,  29,  GUSHT — 2 Dite Udhetim

 

Itinerari i detajuar i Udhetimit
👇
👇👇
Dita e parë:
*Nisja bëhet të shtunën në orën 06:00 nga Tirana. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa për kafe dhe fotografi. Ndalesa e pare do te jete Qaf Thore 1700 m, lartes, nje nder pikat me te larta gjate udhetimit per ne Theth. Peisazhi i kurores se alpeve shqiptare qe ofrohet ne kete lartesi do te jete nje kartoline e unike per kujtimet tuaj.
*Pas ndaleses ne Qaf Thore, vazhdimi i udhetimit per ne Theth. Pas akomodimit në bujtinen me te mire zones, ne  dhomat perkatese sipas kerkeses tuaj, i zoti i shtëpisë na ka shtruar drekën me gatime kartakteristike të zonës.
*Pas dreke zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines. Lojera  argetuese  gjate qendrimit ne ambjentet e bujtines .

Dita e dytë
*Të dielën pasi shijojmë një mëngjes fshat do të nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese). Me furgonat e fshatit do te mberrijme ne Nderlyse ku ndodhen edhe vaskat  e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Ketu do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne fshatin e Thethit, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh te reja per person ).
Me pas nisja per ne kthim.
Pushim per kafe dhe dreke ne Shkoder dhe mberritja ne Tirane ne darke.

 

►Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————–
✅ –Ne cmim përfshihen:
1. Transporti sipas programit Tirane – Theth – Tirane
2. Akomodimi 1 nate ne bujtinat me te mire te zones 💚
3. Mëngjesi + Darka ne restorantin e bujtines
4. Dreka ne restorantin e bujtines (per personat qe zgjedhin paketen me dreken e perfshire)
5. Mengjes fshati diten e dyte
6. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

——————————————————–
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në bujtinat me te mire te zones 💚

——————————————————–
Nisja do të bëhet në orën 06:00 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)

——————————————————–
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
– Atlete të përshtatshme për ecje na mal
– Triko me menge te gjata për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program
– Rrova Sportive
– Syze dhe krem dielli
– Kapele
– Rroba banjo dhe peshqir plazhi (per aventujeret qe do duan te lahen ne Syrin e Kalter ose Nderlyse)

——————————————————–
❎ – Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte
2) Transferta Theth – Nderlyse – Theth me automjetet e zones (500 lek personi)

——————————————————–
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me dy ose tre te rritur
Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne gjysem cmimi

 

.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj