KALIMI VALBONE - THETH ➡Nisje 24, 31, KORRIK — 3 Dite — Cmimi 109€!

  • Nisja: 24/07/2020
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendodhja: Valbone - Theth
  • Çmimi: €109
Rezervo tani

🔰Ne Turin tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, lundrim me traget ne liqen, fjetie ne natyre, ushqimi Mengjesi – Dreka dhe Darka, guida neper ALPET SHQIPTARE, shtigje natyrore mbreslenese duke vizituar Valbone edhe Theth ne nje dimension tjeter

VIZITOJME:
🔹Liqeni Vau Dejes & Liqeni i Komanit
🔹Kanioni i Valbones
🔹Liqeni Xhemes
🔹Mulliri i vjeter i ujit
🔹lugina e Valbones
🔹Qaf Valbona
🔹🔸Alpet shqiptare
🔸Kisha e Thethit
🔸Kulla e Ngujimit
🔸Ujevara e Thethit
🔸Kanioni i malesorit
🔸Vaskat ne Nderlyse
🔸Syri i Kalter
🔸Shkoder

👉Akomodimi ne Valbone ne hotelin me te mire te zones 💙

👉Akomodimi ne Theth ne bujtinat me te mire te zones 💚

👉👉Lundrim me traget ne liqenin e Komanit (nisja e te cilit eshte ne oren 9:00 nga porti i Komanit)

▶▶▶▶ ◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje  24,  31, KORRIK — 3 Dite Udhetim  Cmimi 109€

MUAJI GUSHT
Nisje  7,  14,  21,  28, GUSHT — 3 Dite Udhetim  Cmimi 109€

 

Itinerari i detajuar i Udhetimit
👇
👇👇
Dita e Pare
*Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 3 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi pasagjer te trageit te Komanit.
*Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta  duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju. Dreka do te shijohet ne restoranti  e hotelit me produkte fshati dhe mish qingji.
*Pss drekese kohe e lire per te pushuar.
*Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do vizitojme liqenin e Xhemes dhe mullirin e Ujit.
*Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk trofte ose mish qingji, fli, etj

Dita e Dyte
*Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine e guides rreth ores 7:00 nisemi per te realizuar kalimin Valbone – Theth, nje nder shtigjet me fantastike, mes-per-mes ALPEVE ku madheshtia e tyre do ju mbese gjate ne kujtese.
Do te pershkrojme si fillim luginen e Valbones duke ecur drejt fshatit te Ragamit, per te ngjitur me pas Qaf Valbones, ku ne krye te qafes do ju ofrohet nje nder peisazhet me mbreslenes te Alpeve Ahqiptare. Ne Qaf Valbone do te jete edhe me pushimi me i gjate (pas disa pushime te shkurtra rruges) ku do te kunsojme edhe dreken e paketuar.
Pas pushimit te drekes do te vazhdojme ecjen drejt Thethit. Kalimi Valbone – Theth zgjat afersisht 6-7 ore me ritem te ngadalte ne menyre qe te ndiejme sa me pak lodhjen dhe te shijojme natyren rrethuese. Shtigjet qe do te ndiqen jane te pershkrueshem per te gjithe, dhe te gershetuar me piesazhe natyrore nga me te larmishmet
*Pas mberritjes ne Theth, akomodimi ne bujtine dhe kohe e lire per te pushuar.
Pasdite mund te vizitiojme kishen e Thethit dhe kullen e Ngujimit.
Darka ne bujtine me gatime tradicionale te zones

Dita e Trete
*Të dielën pasi shijojmë një mëngjes fshat do të nisemi nisemi për tek “Ujëvara e Grunasit”, e cila është mjaft e veçantë në llojin e saj. Një ndër ujëvarat më të mëdha në Alpet Shqiptare, Ujevara e Grunasit eshte shpallur monument natyre qe nga viti 2006. Me pas Eksplorimi i Thethit vazhdon me furgonat e fshatit per ne Nderlyse, ku gjatë shëtitjes do të bëjmë ndalesa në vënde të ndryshme, si “Kanioni i Gurrashit” me fytyren e malesorit te gdhendur në të nga natyra dhe jo nga dora e njeriut, dhe “Vaskat natyrore” do të jene mrekullite e natyres qe do të shoqërojnë udhëtimin tonë.
Pas mberritjes ne Nderlyse do te nisemi per tek “Syri i Kalter i Thethit”… një ujë i kristaltë në mes të gjelbërimit gjatë shëtitjes për tek “Syri i Kalter” dhe zhurma e lumit që na shoqëron gjithmonë, do e bëje akoma me të bukur peisazhin.
*Pas vizites ne liqenin e vogel (Syri i Kaltër) kthehemi ne Theth dhe nisja drejt Tiranes.
*Ndalese ne Shkoder per te konsumuar dreken.
*Mberrijmë në Tirane ne darkë rreth ores 21:00

 

►Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————–
✅ –Ne cmim përfshihen:
1. Transporti: Tirane – Valbone & Theth – Tirane
2. Bileta e tragetit Koman – Fierze
3. Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes na Valbone
4. Akomodimi 1 nate ne bujtine ne Theth
5. Dy Darka (dita e premte dhe dita e shtune)
6. Dy mengjese (dita e shtune dhe dita e diele)
7. Dreka e paketuar diten e shtune
8. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

——————————————————–
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet 1 nate ne Valbone dhe 1 nate ne Theth

——————————————————–
Nisja do të bëhet në orën 4:10 të mengjesit nga Durresi (stacioni Trenit)
Nisja do të bëhet në orën 5:00 të mengjesit nga Tirana (sheshi piazza, mbrapa muzeut kombetar)

——————————————————–
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

– Atlete të përshtatshme për ecje na mal
– Triko me menge te gjata për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program
– Rrova Sportive
– Syze dhe krem dielli
– Kapele

——————————————————–
❎-Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se pare ne Valbone dhe dreka e dites se trete ne Nderlyse (theth)
2) Furgoni i fshatit Theth – Nderlyse – Theth (diten e trete) 500 lek personi

——————————————————–
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me dy ose tre te rritur
Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne  79€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Të rekomanduara

abonohuni në newsletter


Merrni ofertat e fundit në E-Mail-in tuaj