VIZITOJME
Beograd
Prishtine
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
Nisje 12 Qershor— 2 Dite (1 Nate)
Nisje 19 Qershor— 2 Dite (1 Nate)
.
Hotel SPA Beograd 4 YJE
Paketa me Mengjes – Cmimi €55
Paketa Mengjes + Darka – Cmimi €65
.
DITA 1:
➤ Tirana në orën 04:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
➤ Durres në orën 03:00 nga pallati sportit
Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Prishtines. Mberritja ne Prishtine dhe ndalese per pushim. Vazhdimi udhetimi nga dogana e Kosoves per ne Nish dhe me pas ne Beograd.
Mbërritja në Beograd rreth drekes dhe sistemimi në Hotel Spa 4 yje. Kohe e lire 2-3 ore per tu relaksuar ne qendren spa te hotelit si pishine, sauna dhe jakuzi.
Pasdite ne shoqerine e guides vizitojmë monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, dhe Parlamenti i Serbisë,
*Pas vizitave ne Beograd, kthimi ne hotel per te konsumuar darken.
**Ne mbremje ju ftojme ne party ne traget. Do te lundroje mbi 2 ore ne Danub me traget turistik, duke shijuar peisazhin e dritave te qytetit.
DITA 2:
Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit vazhdojme vizitat ne qytetin e Beogradin duke filluar me Bashkine e qytetit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila.
Do të shkojmë me pas ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd.
Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty.
*Pazs dreke nisja per ne Tirane duke u kthyer perseri nga territori i Kosoves.
Ndalesa rruges per pushime dhe kthimi në Tiranë ne mbremje.
.
Në çmim përfshihet
1. Transporti vajtje – ardhje sipas programit me autobuz / minibuz turistik
2. Akomodimin ne hotel Spa 4 Yje ne Beograd
3. Mengjesi i dites se dyte ne restoratin e hotelit
4. Darka e dites se pare ne restorantin e hotelit (per personat qe zgjedhin paketen me darken e perfshire extra 10€)
5. Perdorimi i pishines dimerore, Jakuzi, Sauna
6. Guida (Shoqëruesi)
Në çmim nuk përfshihet
A) Drekat
B) Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe lundrimi me traget ne Danub
Shenim:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 4:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 3:30 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju duhet të keni kartë Identiteti. Kalimi i doganës nuk mund të bëhet me pashaportë por vetëm me kartë Identiteti
➤ Hyrja në Kosovë dhe Serbi është e lirë. Nuk kërkohet test PCR (Covidi)
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar