PLAZH NË KORFUZ – Messonghi Beach Resort 3⭐ Superior – 8 Ditë (7 Netë) All Inclusive ➡ Nisje 4, 11, 18, 25 Korrik / 1, 8, 15, 22, 29 Gusht

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:
🔹8 DITE PLAZH ALL INCLUSIVE NE KORFUZ NE MESSONGHI BEACH RESORT 3 YJE SUPERIOR BUZE PLAZHIT
🔸Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Korfuzit si
Paleokastrica
Agios Gordo
Lundrim me traget dhe shetitje ne ishujt Paxos – Antipaxos
Tur qyteti ne Kelkyra dhe pallati Sisit
.
🔔 REZERVONI PUSHIMET TUAJ ME OFERTEN E EARLY BOOKING PER REZERVIME DERI ME 30 PRILL 🔔
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
NISJET ME AUTOBUZ DHE CHECK IN NE HOTEL SI ME POSHTE

👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje 4 Korrik ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 479€  (me Early Booking 459€)
Nisje 11 Korrik ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 479€  (me Early Booking 459€)
Nisje 18 Korrik ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 499€  (me Early Booking 459€)
Nisje 25 Korrik ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 499€  (me Early Booking 459€)
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 539€  (me Early Booking 459€)
Nisje 8 Gusht ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 539€  (me Early Booking 459€)
Nisje 15 Gusht ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 539€  (me Early Booking 459€)
Nisje 22 Gusht ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 499€  (me Early Booking 459€)
Nisje 29 Gusht ― 8 Dite (7 nete) ― Cmimi 499€  (me Early Booking 459€)

 

PERSHKRIMI RESORTIT

Të gjitha godinat e Messonghi Beach Resort ku realizohet akomodimi ne janë ndërtuar midis kopshteve dhe lëndinave që zbresin në një plazh me guralecë.
Dhomat janë me te gjitha te pajsur ajër të kondicionuar, kanë një TV satelitor, minibar, dhe banjo private me dush dhe tharëse flokësh.
Çadrat e plazhit në pronësi të hotelit janë shpërndarë përgjatë plazhit dhe gjithashtu në pishinat e hotelit
Kompleksi përbëhet nga 3 pishina të hapura noti (2 pishina për të rritur dhe 1 mini akuapark), disa bare, një bar plazhi, 2 restorante, një restorant në plazh që shërben snacks, një klub nate, disa dyqane, një qendër konferencash, fusha sporti dhe një qendër SPA
Parkim falas i autmojeteve private është e mundur në parkimin e resortit.

 

DITA 1:

*Nisje ne oren 00:10 ne drejtim te Igumenices. Pas nje pushimi per mengjesit me traget nga porti Igumenices udhetojme drejt Korfuzit.
*Mberritja ne Korfuz dhe transferta per ne Messonghi Beach Resort 3 Yje (20 km larg qyteti Kelkyra).
Ne recepsionin e hotelit guida (shqoruesi) do ju asistojne ne procedurat e check in-it dhe akomodimit ne dhoma.
Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive te hotelit, duke perdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit
Gjate qendrimit tuaj ne Messonghi beach resort, guida e agjensise do te jete ne asistencen tuaj cdo dite duke u kujdesuar per kerkesat tuaj, dhe guiden ju do mund ta gjeni ne cdo moment ne hollin e resortit ne hapsiren e dedikuar per agjensine tone.

 

Dita 2:

Kohe e lire per plazh dhe argetimin ne Ambjentet e Resortit ne sherbimin All Inclusive

 

Dita 3:

Kohe e lire per plazh dhe argetimin ne Ambjentet e Resortit ne sherbimin All Inclusive

*OPSIONALEEskursion ne ishujt Paxos – Antipaxos me traget  ( Cmimi person 35€ transferta + guida + bileta e tragetit)
Pas mengjesit ne hotel, kjo dite do te jete e dedikuar per te vizituar ishujt Paxos – Antipaxos.
Ne oren 8:00 do te largohemi nga hoteli ne shoqerine e guides per te udhetuar per ne portin kryesor te Korfuzit ku do te startojme udhetimin me anije per te bere vizite dhe plazh ne ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS. Ne kete shetitje te mrekullueshme do te kemi mundesi te bejme vizite ne shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai .
Vizite Panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis. Plazh ne ujerat fantastike te Antipaxos ne Paradise Beach . Me pas ndalese ne fshatin Gaios per shetitje , plazh dhe konsumimin e drekes .
Kthimi ne port pasdite rreth ores 19:00 dhe me pas kthimi ne hotel per te shijuar darken

 

Dita 4:

Kohe e lire per plazh ne ambjentet e resortit

*OPSIONALE: Eskursion ne plazhin e famshem Paleokastritsa ( Cmimi person 20€ transferta + guida )
Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine  e guides nisemi nga hotelit per ne Vizine Paleokastritsa
Gjate rruges ndales ne fabriken e pijeve dhe likereve ” Koum Kouat”.
Qendrimi per plazh deri ne pasdite dhe sipas deshires vizite ne akuariumin & manastirin e Paleokastritses .
Kthimi ne hotel per darken.

 

Dita 5:

Kohe e lire per plazh dhe argetimin ne Ambjentet e Resortit ne sherbimin All Inclusive

*OPSIONALE: Eskursion ne plazhin e bukur te Agios Gordo  (Cmimi person 20€ transferta + guida)
Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine  e guides nisemi nga hotelit per te vizituar plazhin Agios Gordo
Qendrimi per plazh ne Agios Gordo deri pasdite dhe kthimi ne hotel per darke.
Agios Gordo se bashku me Paleokastritsen jane cilesuar si dy nder plazhet me te bukur te ishullit te Korfuzit

 

Dita 6:

Kohe e lire per plazh dhe argetimin ne Ambjentet e Resortit ne sherbimin All Inclusive

*OPSIONALE: Eskursion ne qytetin e Kelkyres dhe pallati Sisit ( Cmimi person 20€ transferta + guida)
Pasdite ne shoqerine e gudies nisemi nga hoteli drejt qytetit Kelkyra (qyteti kryesor i Korfuzit) per te vizituar Sheshi Venecian( i cilesuar si nje nga sheshet me te medhaja ne Greqi ) , Kalaja e vjeter Paleo Frouria, Pallati mbreteror i Sisit… etj.
Qendrimi ne Kelkyra deri ne mbremje dhe kthimi ne hotel per darken.

 

Dita 7:

Kohe e lire per plazh dhe argetimin ne Ambjentet e Resortit ne sherbimin All Inclusive

*OPSIONALE: Eskursion ne akuaparkun e Korfuzit “AquaLand”  (Cmimi person 55€ transferta + bileta ne akuapark + guida)
Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine  e guides udhetojme drejt AkuaParkut me te madh te Korfuzit “AQUALAND”.  I dizenjuar nga e njejta studio arkitekturore qe ka dizenuar Disneys Park neper bote, me nje siperfaqe prej 75000 m katror, AquaLand posedon rreth 36 rreshkitese uji dhe 15 pishina dhe xhakuzi.
Kohe e lire per tu argetuar ne AquaLand deri pasdite dhe kthimi ne hotel per darken.

 

Dita 8:

Kohe e lire per plazh deri ne oren 14:00.
Largimi nga hotelit dhe nisja per ne Shqiperi.
Marrja e tragetit ne Kelkyre ne drejtim te Igumenices. Pas mberritjet ne portin e Igumenices nisja per ne Shqiperi dhe mberritja ne mbremje

.

Në çmim përfshihet

1) Akomodimi për 7 netë në Messonghi Beach Resort 3 Yje Superior, buzë plazhit
2) Shërbimi All Inclusive në resort
3) Asistenca me guidë (shoqërues) shqiptar gjatë qëndrimit në resort

.

Në çmim nuk përfshihet

1) Transferta Tiranë – Korfuz – Tiranë së bashku me biletën e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë (pagesa 55€)
2) Taksa turistike 1,5€ dhoma për natë e cila paguhet në recepsion

Shenim:

Duhet të dini se:
👇👇👇

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 00:10 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➤ Nga Data 15 Maj doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura për të gjithë shtetasit shqiptar
Hyrja në shtetin e Greqisë do mund të realizohet vetëm me pashaportë dhe duke pasur njërin prej 3 dokumentave më poshtë
1) Ose dokument vërtetimi që keni bërë vaksinën anticovid
2) Ose testin serologjik që vërteton që keni kaluar covidin 
3) Ose testin PCR deri në 72 orë përpara ditës së hyrjes në kufi

——————————————————
RIMBURSIMI
Në rast të mbylljes së doganave për kalimin në shtetin e Greqise si masa kundër Covidit, gjatë periudhës së udhëtimit të klientit duke penguar realizimin e programit, pagesa e kryer për rezervim nga klienti është 100% e rimbursueshme nga Operatori Turistik

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar

.

Të sugjeruara
PLAZH NË KORFUZ – Messonghi Beach Resort 3⭐ Superior – 8 Ditë (7 Netë) All Inclusive ➡ Nisje 4, 11, 18, 25 Korrik / 1, 8, 15, 22, 29 Gusht
🤗Përfitoni ofertën e EARLY BOOKING për rezervime deri me dt. 30 Prill 👉Çmimi 459€ për çdo datë nisje të sezonit
Shiko Detaje
BEOGRAD ➡ Nisje 17 Prill / 1, 8, 15, 22, 29 Maj — 2 Dite (1 Nate) — Hotel SPA BEOGRAD 4⭐
Vizite ne Beograd. Lundrim me traget ne lunim Danub. Fjetie ne hotel lluksoz 4 Yje Spa ne qender te Beogradit.
Shiko Detaje
VIZITË & PLAZH NË BUDVA – Resort MONTENEGRO 4⭐ Canj – 3 Ditë (2 Netë) All Inclusive ➡ Nisje 1, 7, 14, 21, 28 Maj / 4, 11, Qershor
Vizite ne Budva, Kotor, Cetinje, Virpazar, Canj. Lundrim me varka ne lumin Rijeka Crnojevica. Akomodim ne resort Montenegro 4 yje ne Canj buze plazhit, ne sherbimin All Inclusive, cdo dhome me pamje nga deti.
Shiko Detaje
VIZITË & PLAZH NË BUDVA – Resort MONTENEGRO 4⭐ Canj – 2 Ditë (1 Natë) All Inclusive ➡ Nisje 10, 17, 24 Prill / 1, 8, 15, 22, 29 Maj / 5, 12, Qershor
Vizite ne Budva, Kotor, Cetinje, Virpazar, Canj. Lundrim me varka ne lumin Rijeka Crnojevica. Akomodim ne resort Montenegro 4 yje ne Canj buze plazhit, ne sherbimin All Inclusive, cdo dhome me pamje nga deti.
Shiko Detaje
DUBAI – Abu Dhabi➡ Nisje 2, 9, 16, 23 Maj ― 5 Dite (4 Nete) — Hotel Haytt Place Jumeirah 4⭐
Vizitë në Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Jeep Safari ne Shkretetire dhe atraksionet me magjepse te Dubait.
Shiko Detaje
DUBAI ➡ Nisje 29 Prill / 6, 13, 20, 27 Maj ― 4 Dite (3 Nete) — Hotel Hyatt Placce Jumeirah 4⭐
Vizitë në Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Jeep Safari ne Shkretetire dhe atraksionet me magjepse te Dubait.
Shiko Detaje