VIZITOJME:
Valbone
liqeni Komanit
Prizren
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
MUAJI PRILL
Nisje 10 Prill — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6500 lek
Nisje 17 Prill — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6500 lek
MUAJI MAJ
Nisje 1 Maj — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6900 lek
Nisje 8 Maj — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6900 lek
Nisje 15 Maj — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6900 lek
Nisje 22 Maj — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6900 lek
Nisje 29 Maj — 2 Dite (1 Nate) – Cmimi 6900 lek
.
Akomodimi ne hotel FUSHA E GJES
.
DITA E PARE:
*Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise.
*Udhetojme drejt liqenit te Komanit ku do te behemi pasagjer te tragetit te Komanit.
*Lundrimi i cili zgjat afersisht 2 ore duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 1200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes ne kullen Mic Sokolit, ku do te vizitojme kullen me arkitekturen e asaj karakteristike ku lindi dhe u rrit nje nder heronjt e Shqiperise.
*Vazhdimi me pas udhetimit per ne Valbone ku me parkun kombetar natyror prezantohemi ne fillim me Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon sapo jemi futur ne Valbone.
Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Kohe e lire per dreke me gatime tradicionale.
*Pasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, per te vizituar Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj, nga ku do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines se Valbones ku vargmalet arrijne lartesi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujevares per te soditur nje nder pamjet me piktoreske te lugines.
*Kthimi ne hotel. Darka do të shijohet në restorantin e hotelit me gatime tradicionale e organizuar festive me muzike me DJ!
DITA E DYTE
*Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë Rrethin e Jubanit ku nga pika me e larte e kodres, nje peisazh fantastik e lugines se bukur te Valbones do te na ofrohet si pikture (shtegu i zgjedhur eshte i pershtatshme per te gjithe, rreth 2 ore ecje).
*Pasi perfundojme viziat ne Vabone, udhetojme drejt Kosoves ku ndalesa e radhes do te jete ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj.
Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren ne restorantet tradicionale te lokalizuar ne carshin e qytetit, ku edhe sugjerimet e guides nuk do te mungojne.
*Pas vizites dhe drekes ne Prizren, kthimi ne Tirane.
Ndalesa per pushime ne Reps dhe kthimi ne mbremje.
.
Në çmim përfshihet
1. Transporti sipas me autobuz / minibuz turistik
2. Akomodimin ne hotel Fusha e Gjes ne Valbone
3. Mengjesi dhe Darka
4. Mbremje festive me muzike
5. Guida (shoqeruesi) gjate vendeve qe do te vizitojme
Në çmim nuk përfshihet
1) Drekat
Shenim:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Durres në orën 6:00 të mengjesit nga pallati sportit
➤ Tirane ne oren 7:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
——————————————————-
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit