Parathënie

“Protokolli i Masave anti-Covid19 përgjatë sezonit turistik 2020”, është një dokument mbështetës për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë sezonit turistik 2020, për të garantuar mbarëvajtjen e suksesshme të aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid19 brenda dhe jashtë strukturave akomoduese, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.

…..

Blendi KlosiOgerta Manastirliu
  Ministër i Turizmit dhe Mjedisit  Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale

1.   Informacione të përgjithshme

1.1    Qëllimi

“Protokolli i Masave anti-Covid19 përgjatë sezonit turistik 2020”, është një dokument mbështetës për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë sezonit turistik 2020, për të garantuar mbarëvajtjen e suksesshme të aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid19 brenda dhe jashtë strukturave akomoduese, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.

Masat e propozuara në këtë protokoll janë te detyrueshme per tu zbatuar nga të gjitha sipërmarrjet e aktiviteteve turistike, në përputhje të plotë me masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale dhe nga institucione të tjera vendimarrëse të Qeverisë Shqiptare.

Ky protokoll është i vlefshëm vetëm në rast të heqjes së masave kufizuese nga Qeveria Shqiptare, dhe në rast të lejimit të ushtrimit të aktiviteteve turistike, sipas zonave dhe territoreve të konfirmuar.

  1. Fusha e aplikimit

Për qëllimet e këtij protokolli, “sipërmarrje të aktiviteteve turistike” do të konsiderohet por pa u kufizuar, çdo sipërmarrje që ofron shërbimin e akomodimit, ushqimit/ pijeve, plazheve, aktiviteteve rekreative, transportit të turistëve vendas dhe/ ose të huaj, udhërrëfyesve turistikë etj, përfshirë gjithë stafin e tyre me kohë të plotë dhe/ ose të pjesshme.

1.3    Përditësimi periodik

Ky prokoll miratohet në datë                                   dhe mund ti nënshtrohet përditësimeve të ndryshme në bazë të situatës së krijuar si pasojë e virusit Covid19, si dhe kushteve apo masave të tjera në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe vizitorëve të huaj.

1.4    Kredite

Ky dokument është përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u konsultuar gjerësisht me të gjithë grupet e interesit vendas dhe të huaj, si dhe bazuar në praktikat më të mira Europiane dhe Botërore.

2.   Informimi i Masave Anti-Covid19

2.1              Detyrimi i informimit të masave anti-Covid19

Çdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin duhet të adaptojë menjëhere këtë protokoll, dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që promovojnë masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e virusit Covid19.

Stafi menaxhues i sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike duhet ti promovojë dhe rikujtojë këto masa stafeve të brendshme mbështetëse si dhe vizitorëve, mbi baza periodike, në formë dhe mënyrë të qartë, madje edhe kur konsiderohet se janë bërë trajnime dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e virusit Covid19.

Gjithasthtu çdo sipërmarrje e aktiviteve turistike që ka një fluks të konsiderueshëm vizitorësh apo punonjësish, duhet të ngrejë një kënd informacioni me njerëz të mirëtrajnuar, në një vend lehtësisht të aksesueshëm dhe të dukshëm, për të dhënë gjithë informacionin e nevojshëm ndaj stafit dhe vizitorëve, rreth masave që duhen ndërmarrë për parandalimin e virusit Covid19.

2.2              Materialet promovuese dhe afishet/ broshurat

Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara në nivel kombëtar, që mund të gjenden në anekset e këtij protokolli dhe/ ose mund të publikohen në vijim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe institucione të tjera qëndrore të Qeverisë Shqiptare.

Përvec këtyre materialeve, cdo sipërmarrje e aktiviteteve turistike mund të përdorë edhe materiale të tjera promovuese të krijuara vetë, por duke u mbështetur në mënyrë rigoroze dhe të njehsuara me udhëzimet e nxjerra për këtë qëllim nga institucionet qëndrore të Qeverisë Shqiptare.

Çdo material tjetër i pakoordinuar si më sipër do të konsiderohet i dezinformues, e për rrjedhojë do të ndërmerren masa të menjëhershme të heqjes së tyre nga ambjentet publike duke vijuar madje deri në masa administrative në rast të përsëritjes së shkeljes.

Të gjitha materialet promovuese, afishet dhe broshurat duhet të publikohen minimalisht në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në rast se një sipërmarrje e aktiviteve turistike trajton vizitorë nga vende të tjera mund të hartojë materiale në shqip dhe në gjuhën e vizitorëve të tjerë. Në rast të grupeve me origjinë të ndryshme vizitorësh, materialet promovuese mund të jenë në shqip, anglisht dhe çdo gjuhë tjetër të shumicës së vizitorëve.

3.   Garantimi i shëndetit të stafeve dhe vizitorëve, si dhe procedura e trajtimit të simptomave Covid19

3.1              Furnizimi i Stafit me Pajisjet Specifike të Mbrojtjes Personale (PSMP)

Administratori respektiv i sipërmarrjes së aktiviteve turistike së cilës i lejohet ushtrimi i aktivitetit, cakton një person përgjegjës si Koordinator anti-Covid19, për të koordinuar procesin dhe stafin, lidhur me masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për parandalimin e virusit Covid19.

Koordinatori anti-Covid19, duhet të trajnohet nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese qe duhet të ndërmarrë me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive. Koordinatori harton një rregullore të brendshme, në përputhje me këtë protokoll masash, i cakton detyra konkrete stafit si dhe merr masa për furnizimin me mjetet dhe logjistikën e nevojshme.

Stafi duhet të jetë i pajisur me të gjithë gamën e Pajisjeve Specifike të Mbrojtjes Personale (PSMP), disa prej të cilave mund të jenë bazike, dhe në raste të tjera mund të jenë më të plotësuara në varësi të llojit të shërbimit.

Në cdo rast, i gjithë stafi duhet të pajiset përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, me doreza dhe maska mbrojtëse të higjenizuara sipas përshkrimit të Aneksit #2 bashkëlidhur këtij dokumenti.

Çdo punonjës duhet të marrë trajnimin e nevojshëm të siguruar nga koordinatori anti- Covid19 dhe administrata e sipërmarrjes, për përdorimin korrekt të PSMP në mnëyrë që ti përdorë ato në përputhje me informacionin e marrë. Cdo punonjës duhet të mirëmbajë PSMP-të pa bërë asnjë ndryshim apo modifikim në to, si dhe të njoftojë menjëherë koordinatorin në rast se konstatohet defekt apo mos-përmbushje e kushteve të nevojshme.

3.2              Monitorimi i përgjithshëm i vizitorëve

Koordinatori anti-Covid19, dhe administratorët e sipërmarrjes marrin masat e nevojshme për monitorimin e përgjithshëm të vizitorëve që në momentin e parë të kontaktit e në vijim. Për këtë qëllim ata marrin masa për pajisjen e hyrjeve të strukturave që pranojnë vizitorë me pajisjet e nevojshme të monitorimit.

Në cdo hyrje ambjenti, temperatura matet nga pajisje automatike ose nga një person i autorizuar dhe i trajnuar nga koordinatori anti-Covid19 për këtë qëllim. Në rast se temperatura e matur si më sipër rezulton më e lartë se norma e lejuar, komunikohet menjëherë me koordinatorin anti-Covid19 si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme.

3.3              Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturws akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të infeksionit të frymëmarrjes (kollë e thatë, ethe, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë koordinatorin anti-Covid19, si dhe administratorin e sipërmarrjes.

Nëse personi që paraqet simptomat është një punonjës ose bashkëpunëtor i sipërmarrjes, ai duhet të ndërpresë menjëherë punën dhe të komunikojë me koordinatorin anti-Covid19.

Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit, së largu në hollin e hyrjes së strukturës pa u futur më tej (për vizitorët) dhe/ose përmes koordinatorit anti-Covid19 për stafin.

Koordinatori anti-Covid19 dhe administratori i strukturës informon menjëherë përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe/ ose numrin përkatës të Emergjencave Mjeksore, për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit me prioritet.

Me qëllim minimizimin e rrezikut të infektimit, në pritje të ardhjes së ekipeve mjekwsore ose autoriteteve shëndetësore, duhet të merren menjëherë masat e mëposhtme:

hidroalkoolikë duke i kushtuar vëmendje të veçantë sipërfaqeve të trupit që ndoshta kanë rënë në kontakt me të dyshuarin

në një qese/ cantë të papërshkrueshme nga uji, dhe depozitohen në depozita të vecanta për këtë qëllim. Këto depozita trajtohen me kujdes dhe shkarkohen nga subjekte me leje të posacme për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

veprimtarisë së sipërmarrjes turistike, si dhe çfarë mase duhet marrë për personat që gjenden në të njëjtën godinë dhe që mund të kenë pasur kontakt me të dyshuarin.

Nëse një vizitor apo staf raporton nga dhoma se mund të kenë simptomat e sipërshënuara dhe të ngjashme me ato të Covid19, udhëzohet menjëherë të qëndrojë në dhomë, së bashku me të gjithë personat që e shoqërojnë dhe të mos dalë në asnjë moment, derisa të mbërrijë stafi i specializuar mjeksor për të evidentuar rastin përkatës.

Nëse një anëtar i stafit raporton nga shtëpia se mund të ketë simptomat e sipërshënuara dhe të ngjashme me ato të Covid19, udhëzohet të qëndrojë në shtëpi, dhe menjëherë njoftohet personeli i specializuar mjekësor për të evidentuar dhe menaxhuar rastin.

3.4              Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike

Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19, por pa u kushtëzuar vetëm në to, sipas listës në vijim të detajuara në Aneksin #1, për të gjithë stafin dhe vizitorët potenciale, përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të aktivitetit përkatës:

Ky inventar pajisjesh anti-Covid19 duhet të jetë në çdo moment i përditësuar, brenda afateve të skadencës dhe lehtësisht i aksesueshëm për këdo që duhet ta përdorë sipas rregullores anti-Covid19 të sipërmarrjes dhe këtij protokolli.

Mos përmbushja e këtij detyrimi nga ana e sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike mund të përshkallëzohet në marrjen e masave të menjëhershme administrative deri në pezullimin e plotë të aktivitetit.

4.   Rregulla për punonjësit që shërbejnë në struktura të aktiviteteve turistike

4.1              Regjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit

Koordinatori anti-Covid19 mban një Rregjistër specifik për monitorimin e temperaturës së punonjësve, sipas Aneksit #4 bashkëngjitur, dhe garanton matjen e detyrueshme të temperaturës në fillim dhe në përfundim të turnit të punës.

Rregjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit ruhet në arkivë dhe vihet në dispozicion të strukturave përkatëse monitoruese, sa herë që mund të jetë i nevojshëm.

4.2              Monitorimi dhe raportimi i personave të dyshuar si të infektuar

Stafi i shërbimit dhe pastrimit duhet të informojnë menjëherë Koordinatorin anti-Covid19 menjëherë sapo konstaton ose dyshon për një rast të shfaqjes së simptomave të ngjashme me Covid19. Në cdo rast, informacioni duhet të trajtohet si konfidencial dhe të shmanget cdo pakujdesi diskriminimi ndaj personit të dyshuar.

Nëse dyshimi konstatohet, lajmërohen menjëherë strukturat mjeksore, dhe merren masa të menjëhershme për izolimin e personit të dyshuar mundësisht në një dhomë të vecantë. Deri në mbërritjen e autoriteteve kompetente dhoma e karantinimit ruhet nga një përson përgjegjës për të shmangur cdo kontakt të personit të dyshuar si të infektuar me persona të tjerë.

Personi i dyshuar si i infektuar mund të rikthehet sërish në ambjentin e vet, në rast se pas ekzaminimit nga strukturat kompetente mjekësore, konstatohet se nuk është i infektuar me Covid19, por mund të vijojë të mbahet ende në vëzhgim mjekësor përsa kohë konsiderohet nga mjeku e arsyeshme.

5.   Rregulla të transportit me autobuzë/ furgona turistikë

Mjetet e transportit turistik, përfshirë autobuza, furgona, automjete të vogla, trena, anije turistike etj… duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e tyre në mjete transporti të kontrolluara (anti-Covid19), përpara se të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

  1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.
  2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.
  3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.
  4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët në gjuhë të kuptueshme për ta, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.
  5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.
  6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.
  7. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh vendin pas secilit1.
  8. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori i mjetit turistik.
  9. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e mundur kondicionimi.

1 http://www.euro.who.int/en/health-topics/health-emergencies/coronavirus-covid-19/publications/2020/operational-considerations-for- covid-19-management-in-the-accommodation-sector-interim-guidance,-31-march-2020

6.   Rregulla të qëndrimit në strukturat akomoduese

6.1              Masa të përgjithshme përgatitore

Strukturat akomoduese në shërbim të pushuesve përgjatë sezonit turistik 2020, rekomandohet të dezifektohen thellësisht paraprakisht, pavarësisht se mund të mos jenë përdorur më parë, madje edhe kur mund të konsiderohen me rrezik minimal infektimi.

Koordinatori anti-Covid19 i strukturës akomoduese ka një rregullore të qartë, përpara ardhjes së vizitorëve lidhur me masat dhe procedurën që duhet ndërmarrë për të respektuar rregullat dhe protokollet anti-Covid19.

Struktura akomoduese furnizohet përpara mbërritjes së vizitorëve të parë me të gjithë gamën e pajisjeve mbrojtëse duke përfshirë, por pa u kushtëzuar, në:

Në cdo hyrje ambjenti, matet temperatura automatikisht ose nga një person i caktuar nga koordinatori për këtë qëllim. Në rast se temperatura e matur si më sipër rezulton më e lartë se norma e lejuar, komunikohet menjëherë me koordinatorin anti-Covid19 si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme.

Për të kufizuar kontaktin me stafin dhe vizitorët, kontraktorët dhe furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve që hyjnë në strukturën akomoduese preferohet të përdorin rrugë të dedikuara, si dhe të jenë pajisur me të gjitha masat paraprake të sigurisë parandalimit të infeksionit Covid19.

Në përgjithësi, një ajrosje natyrale rekomandohet për të gjitha mjediset e strukturës akomoduese. Aty ku nuk është e mundur, sugjerohet ajrosja e ambjenteve të patën 3 herë në ditë për nga 1 orë.

6.2              Pritja e vizitorëve

Me mberritjen e grupeve të vizitorëve, koordinatori anti-Covid19, duhet të jetë në oborrin kryesor të hyrjes bashkë me stafin mbëshetës të strukturës akomoduese, për të kontrolluar hyrjet/ daljet në hotel dhe për të menaxhuar distancën fizike.

Pavarësisht se vizitorët mund të kenë informacion të përgjithshëm, konsiderohet gjithmonë e vleflshme që fillimisht të rikujtohen rreth masave dhe protokolleve anti-Covid19 bazuar në rekomandimet e Qeverisë si dhe rregulloret e brendshme.

Udhëzime specifike duhen dhënë që në momentin e parë për respektimin e distancave fizike nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër midis personave2). Kur është e mundur sugjerohet vendosja e sinjalistikës dhe shenjave përkatëse në tokë për distancim.

Rrugët dhe dyert e hyrjes dhe të daljes duhet të jenë të pastruara dhe higjenizuara paraprakisht nga stafi i strukturës akomoduese, dhe mundësisht duhet të jenë të hapura për të shmangur prekjen me duar nga ana e vizitorëve.

Përgjatë shpjegimit të masave anti-Covid19, sugjerohet që koordinatori të jetë i qartë, të flasë rrjedhshëm dhe në gjuhë të kuptueshme të gjitha rregullat e ndërmarra për këtë qëllim.

Të udhëzohen qartazi vizitorët dhe stafi, të shmangin shtrëngimin e duarve, përqafimin ose puthjen midis miqve ose të njohurve si dhe kolegëve të punës.

Aparaturat automatike me xhel rekomandohet të jenë me përqendrim prej 60-85% alkool për higjenën e duarve duhet të vihen në dispozicion të stafit dhe vizitorëve, nëse është e mundur në secilën zonë të pritjes dhe në vende të dukshme.

Stafi i pritjes dhe shoqërues duhet të jetë i pajisur me mjete të mbrojtjes personale të nevojshme nga të cilat minimumi duhet të kenë: doreza dhe maska njëpërdorimshe.

6.3              Rregjistrimi dhe shoqërimi i vizitorëve

Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19, në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre të caktuara dhe të parandalojnë përhapjen e mundshme të infeksioneve brenda hotelit.

Recepsioni duhet të ketë dhe të vërë në dispozicion numrat e telefonit të autoriteteve shëndetësore, si dhe të afishojë masat anti-Covid19 në vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.

Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambjentin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojnë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). Për të lehtësuar performancën dhe efektivitetin e këtij operacioni, është e përshtatshme të hiqni të gjitha sendet jo thelbësore nga sipërfaqja e punës.

Nëse mjetet e punës përdoren nga shumë njerëz gjatë së njëjtit turn, rekomandohet që stafi ti lajë duart më shpesh dhe ti dezifektojë me xhel me përbërje alkooli. Shkëmbimi i telefonave dhe celularit duhet të shmanget nëse nuk dezinfektohet siç duhet para se të kalojë nga një operator tek tjetri.

2 http://www.euro.who.int/en/health-topics/health-emergencies/coronavirus-covid-19/publications/2020/operational-considerations-for- covid-19-management-in-the-accommodation-sector-interim-guidance,-31-march-2020

Rekomandohet që nga strukturat akomoduese të merren masa për të shmangur mbledhjet e shumë njerëzve në të njëjtin vend, si dhe për të zvogëluar në maksimum kohën e pritjes përgjatë procesit të rregjistrimit. Për këtë qëllim, mund të ndërmerren disa masa si vijon:

(vetë kontrollit, çelësat elektronikë, etj.), pa paragjykuar nevojën për të verifikuar identitetin e vizitorit duke përdorur dokumentin origjinal të identitetit dhe për të marrë autorizimi për të debituar kartën tuaj të kreditit;

grupit ose kryetarin e familjes të veprojë i vetëm përmes procedurës së kontrollit dhe për të gjitha nevojat e tjera të kontaktit të drejtpërdrejtë në pritje; hartoni listën e vizitorëve dhe shpërndarjen nëpër dhoma deri një ditë para mbërritjes së tyre; çelësat, së bashku me etiketat e bagazheve me numrin e dhomës, mund t’i jepen drejtuesit të grupit ose kryetarit të familjes për ti shpërndarë vetë tek vizitorët;

elektronike me numër, që të lejojë qasjen e kontrolluar në recepsion.

çelësin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit; verifikoni dokumentet e identifikimit pa i prekur ato; favorizoni pagesa me sisteme pa kontakt; etj).

Çelësat e dhomave akomoduese duhet të pastrohen dhe/ ose zëvendësohen sa herë që ndryshon grupi i vizitorëve. Pastrimi i kujdesshëm duhet kryer gjithashtu në dorezën e derës dhe vendin e çelësit.

6.4              Masa të përgjithshme të pastrimit dhe lëvizjes

Vizitori ka të drejtë ti kërkojë stafit pastrim të përsëritur, duke mos u futur në dhomë derisa procesi i pastrimit të ketë përfunduar.

Pavarësisht përdorimit ose jo të maskave dhe dorezave njëpërdorimshe, higjenizimi dhe larja e shpeshtë e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjenën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

Maska, doreza të disponueshme dhe dezinfektues sipërfaqësor, kur është e mundur, do të jenë në dispozicion për vizitorët sa herë që i kërkojnë ata, ndoshta edhe kundrejt një tarife.

Në çdo rast stafi i strukturës akomoduese duhet të vendosë në holle, korridore dhe ambjente të jashtëme kosha të pajisur me qese plastike për të hedhur mbetjet e mjeteve

higjenike. Për të lehtësuar largimin e pajisjeve mbrojtëse të përdorura nga vizitorët, rekomandohet vendosja e koshave me pedale.

Para se të hyni në dhomë, stafi i pastrimit të kontrollojë nëse ka veshur saktë pajisjet e duhura mbrojtëse personale. Rekomandohet të fillohet me ajrosjen natyrale të dhomës duke hapur dritaret nëse ka.

Pastrimi duhet të përfshijë të gjitha sipërfaqet që kanë rënë në kontakt me vizitorin, siç janë tavolinat, krevatet, karriget, telefoni, telekomanda, dorezat e dyerve dhe panelet, si dhe cdo pajisje tjetër që konsiderohet se mund të jetë e prekur nga vizitori.

Sipërfaqet që mund të ndoten me sekrecione të frymëmarrjes ose lëngje të tjera të trupit të personit, psh tualeti, basenet e larjes së duarve dhe banjot duhet të pastrohen me solucion të rregullt dezinfektues që përmban 0.1% hipoklorit të natriumit dhe te lihen pa u shplarë me ujë për 10 minuta. Sipërfaqet duhen shpëlarë me ujë të pastër pas 10 minutash kontakti me klorin.

Kur përdorimi i klorit nuk është i përshtatshëm, p.sh. pajisje telefonike, telekomandë, doreza derë, butona në ashensor, etj, atëherë mund të përdoret alkooli 70%.

Kur është e mundur, të përdoren vetëm materiale pastrimi njepërdorimshe. Çdo pajisje pastrimi të përbërë prej leckash dhe materialesh absorbuese, p.sh. leckë mophead dhe fshirëse, duhet të hidhet. Materialet e pastrimit (leckat, fshesat dhe çdo gjë që është e nevojshme për pastrim dhe pluhurrim) duhet të jetë e disponueshme ose të trajtohen më parë me një përbërës të hipoklorit të natriumit 2% për 10 minuta ose me një trajtim tjetër po aq të efektshëm.

Tekstilet, çarçafët dhe rrobat duhet të futen në çanta lavanderi të veçantë, të shënjuar dhe të trajtohen me kujdes për të parandaluar ngritjen e pluhurit. Duhet të jepen udhëzime për larjen e tyre në cikle të nxehta (70ºC ose më shumë) me larëset e zakonshme. Në rast të përdorimit të carcafëve apo mbulesave prej liri, rekomandohet që në asnjë mënyrë liri i përdorur të mos vihet në kontakt me lirin e pastër.

Të gjithë artikujt e përdorur njëpërdorimesh (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas planit të veprimit të hotelit dhe rregulloreve kombëtare për menaxhimin e mbeturinave te rrezikshme.

Nëse mini-bar është i pranishëm dhe aktiv, në secilin ndryshim të vizitorit rekomandohet të pastrohen të gjitha sipërfaqet e mini-barit pavarësisht nëse duken të pastra. Nëse ka tabaka me pajisje të kafesë/ çajit rekomandohet të kontrollet dhe pastrohet cdo herë imtësisht. Ndërkohë gotat, lugët dhe mjetet e tjera të ushqimit dhe pijes rekomadohet të ndryshohen sa herë që vizitori ndryshon.

Dyshemetë pastrohen dhe sanizohen me produkte të përshtatshme për llojet e ndryshme të materialeve. Kur është e mundur, këshillohet të shmangni pajisjen e dhomave ose

dhomave të tjera të strukturës me qilima ose elemente arredimi që nuk mund t’i rezistojnë cikleve të pastrimit të përditshëm.

Këshillohet gjithashtu që të hiqen vrapuesit, jastekët dekorative dhe elementët e tjerë të panevojshëm nga dhomat e gjumit.

Cdo trajtim shtesë për qëllime sanitare dhe pastrimi, kryhet në fund të operacioneve të pastrimit. Në fund të ndërrimit, karroca e përdorur për shërbimin në dhomë duhet të pastrohet, pastrohet dhe restaurohet me të gjitha materialet që mungojnë.

Dyshemetë e zonës së pritjes dhe ato të zonave të tjera lahen dhe sanizohen me produkte të përshtatshme për llojet e ndryshme të materialeve të paktën dy herë në ditë, dhe në çdo rast me një frekuencë të përshtatshme për mbushjen e tyre gjatë ditës.

Panelet me butona dhe sipërfaqe të tjera dhe orenditë në kontakt të shpeshtë me mysafirët pastrohen të paktën dy herë në ditë dhe në çdo rast sa herë që e kërkon përdorimi i përsëritur nga klientët.

6.5              Sistemet e ajrit të kondicionuar

Sistemet e ajrit të kondicionuar duhet të pastrohen me sisteme të fikura, sipas indikacioneve të dhëna nga prodhuesit dhe/ ose ata që janë përgjegjës për mirëmbajtje. Për të pastruar kanalet dhe grilat e ventilimit, leckat e pastra të mikrofibrave të lagura me ujë dhe sapun, ose me 75% alkool etilik përdoren për tu tharë më pas.

6.6              Përdorimi i ashensorëve

Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës ndërnjerëzore 1 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, duhet të ndalohet përdorimi i ashensorit nga më shumë se 2 veta. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Njoftime të qarta me rregullat e qarkullimit në ashensor duhet të vendosen brenda ambjenteve të ashensorit.

6.7              Parkimi

Këshillohet që parkimi i ndonjë makine të bëhet nga vizitori. Nëse kjo nuk është e mundur, para se të hyni në makinën e ftuar, operatori i parkimit duhet të veshë doreza dhe një maskë, të ventilojë dhomën e pasagjerëve dhe të sigurohet që kondicionimi është i fikur.

6.8              Administrimi i Ushqimit dhe Pijeve

Për të ruajtur shëndetin e klientëve dhe për të siguruar arritjen e standardeve të kënaqshme të diskutuara nga MSH në kuadër të pandemisë Covid 19, përveç udhëzimeve dhe standardeve të përcaktuara me ligj, duhen zbatuar këto rregulla shtesë për sigurinë e ushqimit dhe higjienën e ambienteve ushqimore. Në kuadër të këtyre rregullave shtesë, Menaxhmenti i strukturës akomoduese duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit duke siguruar trajnime përkatëse për përgatitësit, shpërndarësit e ushqimit dhe të kryejë mbikëqyrjen rregullisht.

6.9              Higjiena personale

Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.

Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqim.

Shmangni pirjen e duhanit, pështyrjes, përtypjes, ngrënies, teshtitjes ose kollitjes në ambientet ku përgatitet ose shërbehet ushqim.

Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.

Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi që mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

6.10          Ndarja e produkteve ushqimore

Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera

Ndani mishin e papërpunuar, shpendët, ushqimet e detit dhe vezët nga ushqime të tjeranë vendet e ruajtjes së përkohshme, kontejnerë ushqimore apo frigorifer.

Përdorni një dërrasë prerëse për produkte të freskëta dhe një të veçantë për mish të papjekur, shpendë dhe ushqime deti.

Asnjëherë mos vendosni ushqim të gatuar në një pjatë që keni vendosur më parë mish të papjekur, shpendë deti, ushqime deti ose vezë, përveç nëse pjata është larë në ujë të nxehtë me sapun.

Mos përdorni përsëri salcat marinuese të përdorura një here për ushqime të papërpunuara

6.11          Higjiena e ushqimit

Materiali ushqimor duhet të furnizohet nga burimet e aprovuara dhe të transferohet në zonat e duhura të depozitimit pas marrjes për të kryer pastrimin e tyre. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Parandaloni ndotjen e tërthortë midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të përgatitur për konsum duke përdorur një trajtim të veçantë për përgatitjen dhe për ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet të mbrohet siç duhet gjatë ruajtjes dhe servirjes për të parandaluar ndotjen me pajisje,

vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga një ushqim (zakonisht i papërpunuar) në një tjetër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve që vijnë nga ushqimi.

Ushqimi të gatuhet tërësisht para konsumimit për të siguruar sigurinë e tij. Ushqimi qe serviret duhet të jetë në temperature mbi 75 grade celsius.

6.12          Higjiena e hapësirave

Sigurohuni që muret, dyshemetë, banakët të dezinfektohen dhe pastrohen rregullisht. Sigurohuni qe në ambientet e gatimit ventilimi të jetë shumë i mire.

Në ambientet e gatimit të ketë sapun të lëngshëm, dezinfektant dhe peshqirë letre për të lehtësuar larjen e shpeshtë të duarve nga personeli që punon atje.

Siguroni kontejnerë të përshtatshëm të mbeturinave, të mbuluar dhe qe duhen zbrazur dy herë në ditë.

6.13          Vegla dhe pajisje

Sipërfaqet e kontaktit me ushqim të pajisjeve dhe veglave duhet të mirëmbahen siç duhet, të mbahen të pastra dhe të sanitizohen ndërmjet përdorimeve.

Sipërfaqet e kontaktit jo-ushqimorë të pajisjeve duhet të mirëmbahen dhe mbahen si duhet. Pajisjet dhe pajisjet e pastruara duhet të ruhen siç duhet.

6.14          Pastërtia e përgjithshme

Dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie sic rekomandohet ne kete dokument.

Pastrimi duhet të fillojë në zona të pastra dhe të përparojë në zonat e ndyra.

Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues simbas udhezimeve dhe standarteve te hotelit te cilat duhet te jene te njohura nga personeli i housekeeping

Zona me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen më shpesh dhe disa here ne dite.

Duart duhet të lahen pas aktiviteteve të pastrimit.

Menaxhmenti i hotelit/resortit te siguroje monitorim të rregullt për zbatimin rigoroz te standardeve ekzistuese higjienike.

Gjate pastrimit te perdoren dorezat, maskat mbrojtese, pecetat prej letre si dhe materjalet nje perdorimshme.

Qilimat dhe tapetet te pastrohen duke përdorur një pastrues që nuk ngre pluhur në ajër. Mos varni qilima ose tapete, pasi kjo do të krijojë aerosole.

Sipërfaqet e forta të dyshemesë duhet të pastrohen me sistem vakumi të lagësht. Nëse sistemet e vakumit të lagësht nuk janë të disponueshëm, sipërfaqet e dyshemesë së fortë duhet të lagen duke përdorur larës dhe ujë ose dezinfektues.

Perdet dhe shandanët duhet të pastrohen me avull.

Tualetet publike duhet te lahen me uje dhe dizinfektant. Ato duhet të jenë te pajisura me sapun të lëngshëm, peshqirë letre ose tharëse duarsh.

Sigurohuni që tubat e kullimit të ujerave te bardha te dizinfektohen të paktën një herë në javë.

Dezinfektoni mjedisin me dezinfektues te holluar simbas rekomandimeve dhe standardeve te percaktuara nga MSH. Lëreni për 15-30 minuta para se ta shpëlani me ujë dhe ta pastroni

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet zbatimit të masave të pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat e bufe, bare, restorante, kuzhina,etj.) si një masë parandaluese e përgjithshme gjatë gjithë epidemisë COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet objekteve që preken shpesh, siç janë tavolinat, karriget, enet prej porcelani, mbajteset e kripes, piperit picetave, etj. te ketij lloji. Këto objekte duhet të pastrohen dhe dezinfektohen perpara nisjes se orarit të vaktit dhe / ose sa herë që duket e nevojshme.

6.15          Ventilimi

I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Eshte tashme e njohur se mjetet per prodhimin e ajrit te

kondicionuar jane nje burim i rrezikshem per rritjen biologjike dhe perhapjen e viruseve. Per te menjanuar kete rrezik duhet te merren keto masa:

Përdorni filtra efikas në njësinë e ventilimit te cilet duhet te sigurojne bllokimin e mikrorganzimave ne systemin e ventilimit.

Filtrat te pastrohen rregullisht dhe te zevendesohen simbas manualeve te teknike dhe udhezimeve te prodhuesit

Kryeni sherbimet teknike dhe merrni masa qe sigurojne largimin e kondensatit te ujit nga tubacionet dhe sistemet e ventilimit pasi jane burim qe ndihmone ne rritjen biologjike te virusit.

Dizinfektoni te gjitha siperfaqet qe konstatohen se kane rritje te mykut si rezultat i lageshtires se tepert

Pastroni dhe dizinfektoni te gjitha grilat mbrojtese te sistemit te ajrimit

6.16          Informacion dhe komunikim

Restorantet dhe punonjësit e barit duhet të njihen dhe zbatojne me rreptesi rregullat e higjenes personale te vendosura nga MSH. Po keshtu, klientet duhet te drejtohen kur hyne dhe dalin nga restoranti apo bari për të dezinfektuar duart e tyre me xhel dezinfektues qe duhet vendosur ne hyrje te ketyre ambjenteve. Klientet duhet te ruajne distancën 1,5 metra midis tyre.

6.17          Bufeja dhe makinat e lengjeve

Në rast te ofrimit te ushqimit ne opsionin bufe, klienteve u ndalohet te kryejne vetsherbimin e ushqimit. Kjo duhet te kryhet nga personeli i restorantit. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e perdorura pas çdo shërbimi bufe.

Makineritë e kafesë dhe lengjeve, duhen perdorur nga nje punonjes i restorantit. Nuk lejohet perdorimi i tyre nga klientet. Pjesët më në kontakt me duart e përdoruesit, duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme.

10.8    Larja e enëve, lugve, pirunjve, thikave dhe pecetave te tavolines Të gjitha enët, luget, pirunjt

pirunjte, thikat, gotat duhet të lahen dhe dezinfektohen në një makinë larëse enësh, duke përfshirë sendet që nuk janë përdorur, pasi ato mund të kenë qenë në kontakt me duart e klienteve ose të punonjësve.

Duhet të kontrollohet funksionimi i duhur i pajisjeve për larjen e enëve, veçanërisht temperaturat e funksionimit, si dhe dozimi i saktë i kimikateve të pastrimit dhe dezinfektimit.

Nëse për ndonjë arsye kërkohet larje manuale, duhet të ndiqen hapat e zakonshëm (larja, dezinfektimi, shpëlarja), duke marrë nivelin maksimal të masave paraprake. Tharja duhet të bëhet duke përdorur peshqir letre të disponueshëm.

Po kështu, mbulesat e tavolinave dhe pecetave duhet të lahen në mënyrën e zakonshme dhe te hekurosen.

6.   Rregulla për shërbimin në Bare dhe Restorante

6.1              Vendosja e tavolinave ne restorante dhe bare

Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të behet duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metra katrorë. Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m.

6.1              Mbajtja e Evidencave të pastrimit

Përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të aktivitetit koordinatorët anti-Covid19 në bare dhe restorante duhet të mbajnë protokolle të qarta dhe të evidentuara të pastrimit, të cilat do të vihen në dispozicion të strukturave monitoruese shtetwrore sa herë që mund të kërkohen.

Sipërfaqet e kontaktit tw ushqimit, pajisjeve dhe veglave duhet të mbahen të pastra dhe të dezinfektohen rregullisht para përdorimit. Sipërfaqet e kontaktit jo-ushqimor të pajisjeve duhet të mirëmbahen dhe pastrohen rregullisht. Pajisjet dhe veglat e pastruara duhet të ruhen siç duhet për të evituar ndotjen e tyre.

6.2              Rregullat në servirjen e ushqimit

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska dhe dorashka të higjenizuara.

Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, Menaxhmenti i hotelit/resortit duhet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve. Klientët duhet të respektojnë distancën

1.5 metra nga njeri tjetri.

Klientëve nuk ju lejohet të vetshërbehen dhe të marrin apo prekin vetë ushqimin. Ata duhet të shërbehen nga personeli i restorantit i cili është i pajisur me maska dhe doreza e që ndodhet mbrapa banakëve ku shërbehet ushqimi.

Nuk lejohet përdorimi i makinave automatike të lëngjeve nga klientët. Pijet freskuese, alkoolike duhet maksimalisht të ofrohen në konfeksion të ambalazhuar. Në rast se përdoren makinat automatike, ato duhet të operohen vetëm nga personeli i restorantit dhe pijet të shërbehen vetëm në gota kartoni njëpërdorimshe.

Pjesët e makinerive në kontakt me duart e përdoruesit, duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme me materiale të pastra dhe të higjenizuara pastrami me baze alkooli.

7.4        Larja e enëve, lugëve, pirunëve, thikave dhe pecetave të tavolinës

Të gjitha enët, lugët, pirunj, thikat, gotat duhet të lahen dhe dezinfektohen në një makinë larëse enësh, duke përfshirë sendet që nuk janë përdorur, pasi ato mund të kenë qenë në kontakt me duart e klientëve ose të punonjësve.

Duhet të kontrollohet funksionimi i duhur i pajisjeve për larjen e enëve, veçanërisht temperaturat e funksionimit, si dhe dozimi i saktë i kimikateve të pastrimit dhe dezinfektimit.

Nëse për ndonjë arsye kërkohet larje manuale, duhet të ndiqen hapat e zakonshëm (larja, dezinfektimi, shpëlarja), duke marrë nivelin maksimal të masave paraprake. Tharja duhet të bëhet duke përdorur peshqir letre të disponueshëm.

Po kështu, mbulesat e tavolinave dhe pecetave duhet të lahen në mënyrën e zakonshme dhe të hekurosen.

7.   Rregulla për ushtrimin e aktiviteteve rekreative

7.1              Aktivitet argetuese

Per rastet kur ne strukturat akomoduese është e lejuar të organizohet nje aktivitet argetues/kulturor me grupe apo persona te ardhur apo pajtuar per kete qellim, në cdo rast duhet te respektohen keto rregulla:

Te matet paraprakisht temperatura e gjithësecilit anëtar të grupit perpara se te pranohet ne ambjentet e brendshme të strukturës akomoduese apo automjetit lëvizës.

Në rast se qoftë edhe një person rezulton me temperaturë të lartë dhe shenja të qarta të infeksionit Covid19, rekomandohet që aktiviteti argëtues të anullohet komplet, dhe të merren masa për trajtimin e rastit dhe personave që mund të kenë qenë në kontakt me të.

Ne cdo rast organizatorët e aktivitetit duhet të sigurojnë një distancë fizike prej 1.5 metra midis pjesmarrësve si dhe të sigurojnë dezinfektimin e karrigeve dhe ambjentit para dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Organizatorët duhet të sigurojnë makineri automatike me xhel me përbërje alkooli dhe ku mundet edhe peceta duarsh, për të siguruar një higjenizim maksimal.

7.2              Aktivitetet sportive (palestra)

Pjesmarrësit duhet të dezinfektojnë duart perpara se te futen ne palestra, që janë pjesë përbërse e strukturave akomoduese. Organizatorët duhet të sigurojnë qe ne cdo kohe distanca midis veglave të palestrimit të jetë mbi 2 metra ne drejtim horizontal dhe vertikal

Pjesmarrësit duhet te kene mundesine te dezinfektojne duart përgjate gjithë ushtrimit te aktivitetit sportiv, si dhe rekomandohet të mbajnë gjithmonë me vete peshqirë të pastër e të higjenizuar personal, të cilët në fund të përdorimit do të mund të dorëzohen në një kosh të destinuar posacerisht për ta.

Pas ushtrimit të aktivitetit sportive, organizatorët janë përgjegjës për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha sipërfaqeve/ dorezave/pajisjeve të palestrës para dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Të gjitha aktivitetet e tjera sportive që mund të kenë kontakt të drejtpërdrejtë të trupit duhet të ndalohen (p.sh. futbolli etj)

7.3              Kendi për fëmijë

Ndalohet hapja e këndeve për fëmijë në strukturat e brendshme të strukturave akomoduese. Po ashtu ndalohet lyerja e fytyres se femijeve nga persona te trete per aresye argetimi.

7.4              Zonë pishine

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi te detyrueshem. Po keshtu duhet te largohen rregullisht papastertite e dukshme ne siperfaqe te ujit.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave (përfshirë muret, dyshemetë, pajisjet, tavolinat dhe karriget, dorezat e dyerve, dushet, banjot, dollapët dhe pajisjet e tualetit) duhet të pastrohen dhe dezinfektohen te pakten nje here ne dite por dhe me shpesh nese fluksi i klienteve eshte i larte.

Siperfaqet e pllakave të njollosura (rezultatet e kontrollit të dobët të pH të ujit të pishines) duhet të pastrohen dhe trajtohen.

Standardi i qartësisë së ujit duhet të ruhet në mënyrë të tillë që turbullimi i ujit siç shprehet në Nephelometric Turbidity Units të mos kalojë 5; dhe ngjyra e ujit siç shprehet në Hazen Units ose Pt-Co Color Units nuk duhet të kalojë 5.

Cdo jave pastroni filtrat e ujit si dhe murin e pishinës, dyshemenë e pishinës, parmaket dhe shkallët për të hequr shenjat e këqija.

Klorizimi i ujit te behet rregullishte simbas standardeve. Menaxhmenti i hotelit te marre masa qe te gjitha te dhenat per klorizimin dhe testet e ujit te pishines ditor, javor mujor te hidhen ne nje rrgjister dhe te ruhen ne arkiv.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë në grupe dyshe me distance distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget. Koshat dhe peshqirët e letrës duhet të jenë të disponueshëm.

Krahas kësaj, punonjesi i pishines i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahet mbeshtetese ne mengjes, dreke dhe mbrëmje.

7.5              SPA / Sauna

Atje ku ekziston, hoteli/resorti duhet te zbatoje keto rregulla:

Te kryhet rregullisht mbas cdo séance pastrimi i saunas perpara se te filloje seanca tjeter

Sipërfaqja e mjedisit, veçanërisht në pjesën e sipërme të stolit, duhet të dezinfektohet pas çdo seance, më pas te shpëlahet me ujë dhe pastrohet.

Nëse dyshemeja është e mbuluar me pllaka qeramike, të gjitha shtrojet qe evitojne rreshqitjen duhet te hiqen dizinfektohen pas çdo seance, pastaj shpëlahet me ujë dhe thahet. Para se të vendosen në pozicionin origjinal, dyshemeja nën to gjithashtu duhet të pastrohet me pastrues, shpëlarë mirë dhe të fshihet të paktën çdo ditë.

Stola prej druri duhet të lyhen me një bojë të papërshkueshme nga uji për të lehtësuar tharjen dhe për të zvogëluar zonat ku mund të rriten bakteret.

Sipërfaqja prej çeliku inox e ngrohësit elektrik të saunës duhet të dizinfektohet të paktën çdo ditë. Më pas duhet të shpëlare me uje.

Gurët e saunës mund të lahen me ujë me sapun dhe të shpëlahen me ujë.

Menxhmenti i hotelit/resortit merr masa per te inspektuar herë pas here për të siguruar integritetin dhe pastërtinë e tyre.

7.6              Masazh & qendër bukurie

Të gjitha muret, dyshemetë duhet të mirëmbahen në një gjendje të pastër dhe duhet të pastrohen të paktën dy herë në ditë.

Sipërfaqja e shtratit të masazhit duhet të jetë prej plastike të qëndrueshme për larje ose material tjetër i papërshkueshëm nga uji, i cili është i lehtë për pastrim, dezinfektim dhe mirëmbajtje.

Sipërfaqja e shtratit të masazhit duhet të dezinfektohet dhe më pas të shpëlahet me ujë dhe të thahet pas çdo përdorimi.

Orari i pastrimit dhe dezinfektimit duhet te shenohet ne rregjistrin perkates qe plotesohet rregullisht cdo dite pune dhe ruhet ne arkiv.

Të gjitha peshqirët e perdorur duhet te futen ne qese plastike te sigurta dhe t’i nënshtrohen procesit të duhur të pastrimit me temperature mbi 70 grade Celsius pas çdo përdorimi.

Mbulesa letre me një përdorim duhet të hidhen në një enë sanitare pas përdorimit.

Nëse për klientet sigurohen veshje, ato duhet te vendosen ne qese plastike te sigurta dhe t’i nënshtrohen procesit të duhur të pastrimit pas çdo përdorimi. Nëse sigurohen mbathje, ato duhet te jene prej letre ose vetëm për nje përdorim.

Për të shmangur ndotjen, stafi duhet të sigurojë që përbërja, kremi, vaji i masazhit ose një lëndë e ngjashme hiqet nga ena / tubi origjinal i tij duke përdorur një aplikues të pastër nje perdorimsh. Aplikuesit e përdorur për shpërndarje nuk duhet të zhyten në enën origjinale dhe duhet të hidhen pas çdo klienti.

Bazuar ne madhesine e ambjentit, hoteli/resorti mund të lejojë një numër maksimal të klienteve në të njëjtën kohë në zonën Spa duke rrespektuar distancen 1.5 metra midis tyre.

Për klientët që dëshirojne të shijojnë një masazh, apo te perdorin sauna apo jakuzi, cdonjeri prej tyre duhet te beje nje rezervim ne menyre qe te kontrollohet numri i tyre ne rrespekt te distances 1.5 metra.

Materialet e dezinfektimit duhet të jenë të disponueshme përreth zonës SPA

Caji dhe kafeja duhet të shërbehen vetëm në gota letre nje përdorimshe. Nuk lejohet bar vetsherbimi.

8.   Rregulla për shërbimin në plazhe

8.1              Rregulla të përgjithshme

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.

9.2              Shërbimet në stacionet e plazhit

  1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.
  2. Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, duhet të sinjalizojë menjëherë personat që shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit.
  3. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese dhe të shërbejë me maska dhe doreza.

9.3              Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar

  1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
  2. Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës dhe në to mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë, vetëm kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
  3. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.
  4. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
  5. për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
  6. hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4 (katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;
  7. të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

9.4              Ndalimi i veprimtarive argëtuese

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.

9.5              Monitorimi dhe Masat Administrative

  1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

10.            Çertifikata “Strukturë e Kontrolluar”

10.1          Përshkrim i përgjithshëm

Çertifikata “Strukturë e Kontrolluar” ështe një nismë e përbashkët që do të promovohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për të rritur ndërgjegjësimin, pastërtinë dhe standardet e higjienës publike dhe për t’i bërë ato norma të praktikës së punës së përditshme.

Shenja e cilësisë “Strukturë e Kontrolluar” kërkon që sipërmarrjet të angazhohen dhe të mbajnë protokolle të qartë për listat e kontrollit sanitar dhe të higjenës, që janë të domosdoshme për të mbrotjur shëendetin e vizitorëve dhe stafit.

10.2          Detyrimet e Strukturave Akomoduese

Për të vijuar operimin e aktivitetit brenda standarteve dhe normave kombëtare, sugjerohet që të gjitha sipërmarrjet e aktiviteteve turistike të adaptojnë detyrimet për marrjen e çertifikatës “Strukturë e Kontrolluar”, si vijon:

  1. Emëroni një Koordinator anti-Covid19 për të koordinuar dhe zbatuar masat, sigurimin dhe respektimin e listës së kontrollit sipas Aneksit #4.
  2. Vendosni protokolle të matjes së temperaturës për të gjithë vizitorët në zona hyrëse, si dhe verifikoni cdo ditë dhe me kujdes simptomat e frymëmarrjes së punonjësve.
  3. Sigurohuni që ata që duhet të jenë në kushte karantine të mos lëvizin për asnjë moment nga banesat apo dhomat e tyre dhe merrni masa për monitorimin e tyre të vazhdueshëm.
  4. Zbatoni masat e rekomanduara për të siguruar distancat fizike për vizitorët.
  5. Rrisni frekuencën e dezinfektimit për të gjitha objektet e zakonshme të përdorimit që mund të jenë në kontakt me shumë persona, si dhe siguroni që stafi të respektojë dhe mbajë higjenën e mirë personale.
  6. Kontrolloni dhe testoni vazhdimisht procedurat për të menaxhuar raste të dyshuara të personave që mund të jenë infektuar nga Covid19.
  7. Sigurohuni që cdo aktivitet monitorues, pastrimi, raportimi të ketë dokumentacionin dhe evidencat përkatëse, në mënyrë që të vihen në dispozicion të autoriteteve sa herë që mund të kërkohen.

10.3          Aplikimi për marrjen e çertifikatës “Strukturë e Kontrolluar”

Për të vijuar operimin e aktivitetit brenda standarteve dhe normave kombëtare, sugjerohet që të ndiqet procedura në vijim:

Sipërmarrjet e Aktiviteteve Turistike, mund të çertifikohen si “Strukturë e Kontrolluar” vetëm pas një vlerësimi zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), bazuar në një listë kontrolli fizik të kërkesave për standardet sanitare dhe higjenës.

Për këtë qëllim duhet të komunikoni në adresën elektronike: info@turizmi.gov.al

10.4          Çfarë duhet të bëj?

  1. Merrni listën e kontrollit sipas Aneksit #3 dhe Aneksit #4 dhe sigurohuni që kërkesat janë përmbushur.
  2. Kontaktoni agjencinë përkatëse / vlerësuesin e caktuar për të rregulluar vlerësimin kur është gati. Agjencia mund tju japë rekomandime shtesë për të aplikuar masat anti-Covid19 në varësi të llojit të aktivitetit dhe rrezikshmërisë së infektimit.
  3. Kur tw merrni certifikatwn “Strukturë e Kontrolluar” vendosni shenjat dalluese në hyrje të ambjenteve dhe nw recepsion, në vende të dukshme, për të siguruar vizitorët rreth masave që keni ndërmarrë për të zbatuar këtë protokoll.

Nëse AKM vlerëson se nuk i keni përmbushur ende kërkesat do tju dorëzojë një listë me masat që duhet të ndërmerrni për të siguruar ambjentet, si dhe do tju këshillojnë për cdo paqartësi që mund të keni.

Logo “Strukturë e Kontrolluar” që mund të vendoset në vende të dukshme, vetëm pas marrjes së çertifikatës përkatëse nga institucioni përgjegjës.Vendosja e kësaj logo pa u çertifikuar zyrtarisht, përbën shkelje dhe ndaj saj do të merren masa të menjëhershme administrative, deri në pezullimin e aktivitetit

Aneksi #1

Materiale promovuese (shwmbull) të vendosura në vende të dukshme

Aneksi #2

Lista e Materialeve që duhet të jenë në Inventarin e sipërmarrjes

KATEGORITË

  1. maska të fytyrës të tipit FFP2;
  2. doreza njëpërdorimshe latex;
  3. pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse;
  4. veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe;
  5. mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe;
  6. dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet;
  7. termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës;
  8. qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme;
  9. purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh;
  10. solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.

SPECIFIKIMET

Maska të fytyrës të tipit FFP2 ose maska njëpërdorimshe me afat të shkurtër përdorimi;

SHËNIME:

* Dorezat e disponueshme duhet të hidhen pas çdo përdorimi / mos i vendosni duart në xhepa / mos e prekni fytyrën / doreza hiqet duke e kthyer atë në vetvete dhe duhet të hidhet në koshin e mbeturinave të infektuara potencialisht

** maskë FFP2, kostumi mbrojtës dhe mbrojtja e fytyrës janë të domosdoshme vetëm në rast kontakti me një person simptomatik

*** syzet e sigurisë janë të sanitizuara dhe NUK duhet të hidhen larg.

Disponueshmëria e PSPM

Miratimi i masave higjienike dhe pajisjeve mbrojtëse personale të treguara në këtë Protokoll, duke pasur parasysh situatën aktuale të urgjencës, është e lidhur qartë me disponueshmërinë në treg.

Për këto arsye:

  1. maskat duhet të përdoren në përputhje me parashikimet e të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit;
  2. duke pasur parasysh situatën e urgjencës, në rast të vështirësive të furnizimit dhe për qëllimin e vetëm për të shmangur përhapjen e virusit, mund të përdoren maska, lloji i të cilit korrespondon me indikacionet nga autoriteti shëndetësor; d.m.th. maska të disponueshme ose maska të lara, gjithashtu të vetë-prodhuara, në materiale shumë shtresore të përshtatshme për të siguruar një pengesë të përshtatshme dhe , në të njëjtën kohë, të cilat garantojnë rehati dhe frymëmarrje të përshtatshme, formë dhe aderim të cilat lejojnë të mbulohen nga mjekra sipër hundës;
  3. përgatitja nga ndërmarrja e lëngut pastrues sipas indikacioneve të OBSH-së është favorizuar

Aneksi #3

Lista e Higjenizimit të ambjenteve të shërbimit
RESTORANTE, KAFE, AMBJENTE SHËRBIMI PËR VIZITORËT
  Mbikëqyrja e menaxhimit
Lokalet kanë një regjim pastrimi, duke përfshirë pastrimin e thelluar një herë                  muaj.
Personi përgjegjës për regjimin e pastrimit është:
  Metodologjia e pastrimit
Premisat pastrohen çdo ditë dhe ventilohen rregullisht
Pastrimi dhe dezinfektimi i zgjeruar bëhet në zona me të shpeshta me pikat e prekjes ose zona ndoten më shumë
Veshjet për pastrim dhe sanitizim dallohen nga ngjyrat
Zonat e përgatitjes së ushqimit, pajisjet dhe zonat e ngrënies pastrohen dhe sanizohen
  Pastërtia e tualeteve
Objektet e larjes së duarve dhe të pastrimit së tualeteve funksionojnë mirë
Ka furnizimin të vazhdueshëm të sapunit të lëngshëm dhe letrës higjienike
Tualetet pastrohen dhe dezinfektohen              herë në ditë
  Higjiena e Përgjithshme Publike
Programi për menaxhimin e insekteve është funsksional
Mbeturinat trajtohen me doreza / grykë, bagazhet siç duhet, dhe koshat zbrazen rregullisht
Zonat e grumbullimit të mbeturinave lahen dhe dezinfektohen rregullisht
Lokalet zbatojnë me përpikmëri udhëzimet shëndetësore dhe të higjenës sipas legjislacionit në fuqi
Description: National Environment Agency (Albania) - Wikipedia

Aneksi #4

7 Pikat Kryesore për Higjenizimin e HoteleveZbatueshmëria(√)
Përcaktoni një menaxher për të monitoruar zbatimin e masave , sigurimin dhe respektimin e listës së kontrollit sipas Protokollit të vendosur. Menaxheri i hotelit duhet të angazhohet për të zhvilluar, zbatuar dhe përmirësuar vazhdimisht efektivitetin e Pikave Kryesore për Higjenizimin e Hotelit. Hoteli duhet t’u komunikojë punonjësve të tij: detaje, masa, kërkesat, rolet dhe përgjegjësitë që sigurojnë efektivitetin e monitoritimit dhe zbatimit të masave.
2. Vend i dedikuar për të kontrolluar temperaturën dhe të verifikohen me kujdes punonjësit. Sigurohuni që ata që kanë vizituar vendet e prekura nga COVID-19 ose janë nën njoftimin/statusin “Qëndrimi në shtëpi – Urdhri i Karantinës” , te mos jenë si punonjës/ pushues në hotel pa përfunduar afatin e përcaktuar të karantinimit. Hoteli duhet të ketë procese në funksion për të siguruar që punonjësit që kanë vizituar vendet e prekura me kufizime të udhëtimit nga COVID-19 ose janë nën një Njoftimin/Statusin “Qëndroni në shtëpi-  Urdhri i Karantinës” të mos jenë në hotel. Ata që nuk ndihen mirë dhe janë me temperaturën 38 gradë Celsius ose më të lartë, dhe / ose shfaqin simptoma të përkeqësuara të frymëmarrjes duhet t’u kërkohet urgjencë mjekësore.
3. Kur është e mundshme dhe e zbatueshme, të aplikohet në vendin e dedikuar kontrolli i temperaturës dhe të jenë të asistuar vizitorët/ pushuesit e hotelit nga punonjës të institucioneve shëndetësore.Të zbatohen masat e duhura për distanca të sigurta për pushuesit/ vizitorët. Kur është e mundshme dhe e zbatueshme, hoteli duhet të ketë procese të vendosura për të kontrolluar temperaturën dhe të kujdesin ndaj simptomave të frymëmarrjes siç janë kollë, rrjedhje hundësh ose mungesë në frymarrje për të gjithë. Për të ftuarit në Hotele: Hoteli duhet të bëjën kontrollimin e temperaturës dhe të shikojë me kujdes, mysafirët me simptomat të frymëmarrjes të tilla si kollë,rrjedhje hundësh , vështirësi në frymarrje, gjatë regjistrimit. Kur është e mundur dhe e zbatueshme, shfaqni dukshëm këshillat shëndetësore të azhurnuara me informacion.
Hoteli duhet të shfaqë këshillat e azhurnuara shëndetësore duke treguar masat e nevojshme paraprake Hoteli duhet të sigurohet në zbatimin e masave të duhura për distancimin e sigurt për mysafirët e hotelit si: Menaxhimi i rradhës së njerëzve – Për të kufizuar numrin e të ftuarve që mblidhen brenda ose jashtë godinës dhe të sigurohen po ashtu që rradhët po ecin. Menaxhimi i uljes në tavolina – Sigurimi i një  distance të sigurt prej të paktën një metër midis tavelave dhe ndërmjet sediljeve. Individët dhe anëtarët e familjes që dëshirojnë të ulen së bashku mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por duhet të ekzistojë një distancë e sigurt midis grupeve të ndryshme të miqve Komunikimi- Të sigurohet komunikim i qartë i distancimit të sigurt
4. Të rritet frekuenca e dezinfektimit për të gjitha objektet më të zakonshme të përdorimit, dhe siguroni që punonjësit të respektojnë higjenën e mirë personale. Të sigurohet dezinfektimi i ambienteve të përbashkëta si: Lobi i hotelitTavolinave të recepsionitZonave publikeAshensorëve ,jo vetem në butona dhe dorezaDyerve, jo vetëm dorezatShkallëve dhe shkallëve lëvizëse, kur është e aplikueshmeTualeteveDhomave të e vendosura në funskionPishinave & Qendrës Spa kur është e aplikueshmeQendrës së fitnesitQendrës së biznesitQilarve/Depove/Kantinave xiii.Ambienteve të tjera të zakonshme   Të zhvillohet dhe të implemntohet procesi për dezinfektimin e dhomave duke siguruar nivele më të larta higjene.Për dhomat e zëna, të ketë procese të shpeshta për dezinfektimin e tyre. Për largimin nga dhomat (Check-Out) , të vendosen procese për dezinfektim më të plotë të tyre.Të zhvillohen proceset e dezinfektimit për të mbrojtur punonjësit dhe / ose kontraktorët Të sigurohet higjenë e lartë dhe e mirë personale për punonjësit.Të zhvillohen proceseve përkatëse për të edukuar punonjësit mbi kontrollin e infeksionit dhe higjenën e mirë personale sic jane Lani duart shpesh Monitoroni temperature te pakten 2 here ne dite
Perdorni peceta kur tështini ose kolliteni Perdorni koshin e plehrave per te hedhur maskat dhe dorezat Mbani tavolinat paster Mbani paster cdo gje tuajen qe ju rrethon Mbajini tualetet të pastra dhe të thata
5. Të jetë e garantuar që gjithë zinxhiri i protokollit të kontrollit/ është në funksion për të menaxhuar raste të dyshuara nga COVID-19.   Trajtimi i rasteve të dyshimta me COVID-19 Të zhvillohen procese për të identifikuar dhe menaxhuar personelin qe nuk ndihet mirë duke përfshirë: Rregullimin e një zone karantinë për rastet e dyshuaraPërcaktimi i një rruge izolimi në zonat e karantinës dhe transportit, Të ketë një plan evakuimi për punonjësit, qiramarrësit, furnitorët dhe të ftuarit e hotelit.Kini proçedurat për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve të ekspozuara ndaj rasteve të dyshuara të COVID-19.
6. Sigurohuni që ka dokumente dhe regjistrime të të gjitha masave parandaluesve. Dokumente dhe regjistrime –     Kur krijoni dhe azhurnoni dokumentet e lidhura me COVID-19, konsideroni të përshtatshme identifikimin dhe përshkrimin (psh. titulli, data, autori, numri i referencës).
7. Siguroni respektimin e urdhrave dhe udhëzimeve të qeverisë dhe këshillimeve shëndetësore për COVID-19. –     Te sigurohet garantimi i të gjitha urdhrat e qeverisë, siç janë Stay-Home Notice (SHN)(Njoftimi i Qëndrimit në Shtëpi ) dhe Quarantine Order (QO) Urdhri i Karantinës (QO) lëshuar nga Ministritë e ndryshme.

Deklarata e të dhënave të Udhëtimit dhe Forma e Ndjekjes së Kontaktit për Vizitorët

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në komunitetin tonë dhe për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj stafit dhe vizitorëve tanë, ne po bëjmë një pyetësor të thjeshtë. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të na ndihmuar në ndërmarrjen e masave paraprake për të mbrojtur Ju dhe të gjithë punonjësit në godinë. Faleminderit për kohen Tuaj.

Emri i Vizitorit:Numri i Kontaktit (Mobile
Passport Nr.:Kombësia (për të huajt vetëm):
Vendi i takimit
Leximi i temperaturës së vizitorit:Regjistruar nga stafi (emri):
Vetdeklarim nga Vizitori:
  1Nëse keni simptomën (et) e mëposhtme, ju lutemi shënoni (√) në kutinë përkatëse (et):
TemperaturëKollë e thatëDhimbje TrupiDhimbje Koke
  Tharje FytiRrjedhje Hundësh  Lodhje  Vështirësi në frymarrje
Tjetër                                                
  2A keni qenë në kontakt me një pacient të konfirmuar COVID-19 në 14 ditët e kaluara?
PO                                        Jo
3A keni qenë në Vende / Rajone të prekura nga COVID-19 në 14 ditët e fundit?
PoJo
Nëse po, ju lutemi tregoni Qytetin/Shtetin                      

Firma e vizitorit                                                  Data:                                            

Regjistri i Monitorimit të Temperaturës për Vizitorët

Emri:

Departamenti:

DataTemperatura (oC)A keni simptomat e mëposhtne të frymarrjes:Firma e nënpunësit:
    Kollë
Rrjedhje hundësh
Vështirësi në frymarrje
MëngjesMbasditëY/N (Jep specifikime)

Ju lutemi mbani një regjistrim monitorimit të temperaturës tuaj dy herë në ditë

Ju lutemi mbajeni regjistrin e temperaturës për të paktën 3 muaj për auditimin e regjistrave